Drama “Përplasjet” në QKI Malësia

Perplasja QKI MalesiaJu njoftojmë se të enjtën, më 27.02.2014. me fillim ne ora 20:00, në QKI “Malësia” Tuz, do të shfaqet drama e TEATRIT KOMBËTAR TË KOSOVËS “Përplasjet” të autorit dhe regjisorit Ekrem Kryeziu.

Aktorë: Çun Lajçi, Afrim Muçaj, Genta Retkoceri
Muzika: Valton Beqiri
Skenograf & Kostumograf: Zeni Ballazhi
Dizajni i dritave: Asllan Hyseni

Sinopsisi:
Përplasjet janë relikte të së djeshmes, Dramë e së sotmes. S’do  të doja të jetë plagmë e së nesërmes. Ceni, Toni dhe Eva janë personazhe të vërtetë, për aq sa e vërteta është e vërtetë,  për aq sa duam ta pranojmë një të vërtetë, si të vërtetë!

Hyrja falas!

Jeni te mireseardhur!
Me respekt,

Sherbimi informativ
QKI MALËSIA TUZ

pllakati perplasjet-page-001