Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës së Ulqinit

Fatmir GjekaLideri i PD-së dhe i koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Fatmir Gjeka u zgjodh të hënën kryetar i Komunës së Ulqinit.

Për të votuan 17 këshilltarë të Forcës, koalicionit të tij dhe Malit të Zi Pozitiv.

Ndërkaq, për kandidatin e tij, Rexhep Taganoviq nga PDS, kanë votuar 11 këshilltarë.

Gjeka pastaj bëri betimin dhe shprehu besimin që ky koalicion është zgjidhja më e mirë për Komunën e Ulqinit.

Po sot janë verifikuar edhe mandatet këshilltarëve të rinj në Parlamentin lokal.

Me votat e shumicës parlamentare (Forca, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv) për kryetar të Kuvendit u zgjodh mr Fuad Haxhibeti. /UL-info/MALESIA.ORG/