Karnavali “KORET” 2014 – Nata Finale

koret2014-nata finaleTuz, Malësi (04.03.2014) – Manifestimi tradicional , i nëntëmbëdhjeti me radhë, Karnavali “KORET” 2014 u përmbyll me natën finale të defileut kryesor nëpër qendër të Tuzit.

Edhe pse koha ishte e papershtatshme, ishin te tubuar mijera njerz , numër ky që asnjë eviniment nuk mund t’i bashkoijë.

Hapjen solemne të manifestimit qendror të karnevaleve 2014 e beri kapoja i karnevaleve z. Eduard Sinishtaj percjellur nga mazhoretkat, nën udheheqjen e z. Shtjefën Ujkaj.

Ekipi i parë i cili defiloi para publikut vinte nga Hoti, fitues i vendit të par në vitin e kaluar, me temen “Kalendari Maja”. Ata këtë vit u prezentuan me temen “Damtori i Zi” ku sjellen pamje idilike të tokave të punueme nga njerëz të zedhshëm e mundimqarë por edhe pamje të zymta që shkaktojnë krijesat e liga.

Më pas defiluan ekipet: Tuzi me temën “Marinarët”, Budva me temat “Montenegro Kukan” , Vuksanlekajt me temën “Olimpijada”, Grupi 41-42 nga Tuzi, të cilët morën pjesë për here të parë në këto Karnavale. Pastaj defiluan ekipi i Vulajve me temën “Matadorët” Nënhelmi me temën “A e paguani rrymën”, Ekipi i Sukruqit  me temën “Canter Strike”. Musafire ishte edhe grupi i Karnevaleve nga Kavaja-Shqipëria me temën “Darsma”.

Derisa juria perzgjolli ekipet më të mira, të pranishmit i argetuan këngëtari Mark Sinishtaj dhe këngëtarja Dorontina Lleshaj-Berishaj si dhe fituesit në Karnevalin e fëmijëve 2014, Kori i famullisë së Tuzit, me temën “Notat Muzikore”.

Sipas juries maska më e mirë kolektive i takoi ekipit nga Budva, kurse maska më e mirë individuale i takoi ekipit nga Vulajt, ndërsa Koreografia më e mirë Grupit nga Kavaja.

Vendi i tretë i takoj Grupit 41-41 nga Tuzi, vendi i dytë ekipit të Tuzit dhe vendi i parë iu dha ekipit të Vulajve.

Pasi u shpallen tre vendet fituese të karnavalit, radhën e kishte djegëja e “shtrigës” të cilës i vuri flakën ekipi i Hotit, që ishte fitues i karnavaleve të vitit të kaluar.

Albert Camaj

Fotogaleritë