Siç njofton gazeta e përditshme “Vijesti” Kryetari i Listës për Shqipërinë Nytyrale Koço Danaj do të vizitoi Plavë-Gucinë për të promovuar projektin e një shteti të përbashkët të shqiptarëve. Historiani shqiptar në faqen e Facebook të organizatës që ai kryeson njoftoi vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi, e cila do të promovojë bashkimin e shqiptarëve në rajon.
“Gjatë muajit mars të vitit 2014. Ne do të vizitojmë territoret shqiptare në Plavë dhe Guci. Sigurisht, tema kryesore do të jetë nevoja e formimit të Shqipërisë Natyrale” , thekson Danaj, pa specifikuar se me kënd ai do të takohet gjatë vizitës së tij në Plavë.
Organizata e Danaj angazhohet për krijimin e shtetit shqiptar i cili do të përbëhet nga Kosova, si dhe pjesët e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë ku jetojnë shqiptarët. Projektin e Shqipërisë natyrale, Danaj e ka filluar para katër viteve më parë, duke njoftuar se Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do ti paraqesë ankesën në të cilën do të kërkojë që të anulohen vendimet e marra në Konferencën e Londrës.
Ai atëherë ka thëne se aneksimi i pjesëve të shteteve fqinje do të organizohej pas organizmit të mbajtjes së referendumit në mesin e popullatës shqiptare. Edhe pse vitin e kaluar ka filluar ky peticion për formimin e Shqipërisë natyrore, duke kërkuar që pas saj të rrinë edhe shqiptarë në Evropën Perëndimore, asnjë nga politikanët shqiptarë etnikë në Malin e Zi zyrtarisht nuk është deklaruar.
E vetmja parti parlamentare në rajon që bashkëpunon me lëvizjen e Danaj është Lëvizja Vetëvendosje, në krye të cilës është Albin Kurti.
Danaj vitin e kaluar vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai ka formuar Degën e organizatës, ku në krye të Degës së Michiganit është caktuar ish funksionari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi si dhe deputi i parë Shqiptar në parlamentin malazez Lekë Lulgjuraj. Funksionari i lartë i dikurshëm i partisë më të vjetër shqiptare etnike në Mal të Zi është përgjegjës për formimin e Degëve dhe organizatave në qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara. Nënkryetarët e Degës amerikane të Danaj u zgjodhën Ruzhdi Gjokaj dhe Rrok Dedvukaj. Në Organizatë janë edhe Gjon P. Lucaj, Lorenc Aleksi, Simon Sinishtaj, Agron Martini, Fran Lleshi Ivezaj, Dod Nicaj, Nikollë Gjonaj, Nik Gjonaj, Gani Vila dhe Evarist Vatenikaj.
Albert Camaj