Karnavali “KORET” 2014 – Dita e Fëmijëve

koret2014-dita-e-femijeveTuz, Malësi (02.03.2014) – Karnavalet “KORET” 2014, dita e tretë, ishte ajo si zakonisht dita më e bukur e karnavaleve pasi është dita e karnavaleve për të vegjlit.

Organizimin e këtij manifestimi e rrit edhe më tepër prania dhe pjesëmarrja e vogëlushëve që përmes temave dhe interpretimeve paraqesin botën fëmijërore të cilën vetëm të vegjlit mund te imagjinojnë.
Sivjet ishin konkurruese 7 ekipe për fëmijë, të cilët me tema nga më të ndryshmet sjellën para nesh program të larmishëm me përralla dhe ide nga bota dhe imagjinata fëmijërore.
Ekipet Pjesëmarrëse ishin:
Lulishtja “Nëna Tereze” nga Sukruqi, me temën “Ferma”
Ekipi i Tuzit, me temën “Kubat Lego”
Qendra Din Bosko, Podgoricë, me temën “Fryti i Hardhisë”
Kori i Kishës – Kori i Fëmijëve, me temën “Notat Muzikore”
Ekipi i Vuksanlekajve, me temën “Ariu i Gumuar”
Ekipi i Lekajve.
Ekipi i Vulajve, me temën “Babadimri”
Meqenëse ky Karnaval ka karakter garues, juria ishte e përbërë nga z.Shtjefën Ujkaj, Zonjusha Afrodita Gojçaj dhe z. Luigj Dedvukaj.”
Sipas jurisë, vendi i parë i takoj Korit të famullisë së Tuzit, vendi i dytë Lulishtes “Nëna Tereze”, kurse vendi i tretë ekipit të Tuzit.
Maska individuale më mirë ishte : “Zogu i Pulës”
Maska kolektive i tokoi Ekipit “Don Bosko”
Muzika më mirë i tokoi ekipit të Lekajve
Koreografia më e mirë ekipit të Vulajve
Kurse Grupi Simpatik i tokoj ekipit të Vuksanlekajve.
/Albert Camaj/

Fotogaleritë