Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) nuk do të lejojë formimin e komunës së Tuzit, për shkak se për këtë gjë ata do të humbasin një bazë të konsiderueshme të votuesve dhe do të rrezikonin humbjen e pushtetit në Podgoricë, të ngjashme me situatën në Berane dhe Petnjicë, deklaroi mbjatësi i listës së PSP-së. në kryeqytet Aleksa Beçiq për Gazetën “Vijesti”.
Duke kujtuar se PDS-ja, humbi pushtetin në Berane, ndër të tjera, për shkak të formimit të komunës së Petnicës e cila kishte rreth 1.500 votues, Beçiq argumenton se qeveria nuk do të rrezikoi për të përsëritur këtë skenar.
“Në Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, opozita në Podgoricë kishte mbi 5.000 vota më shumë se sa pushteti, ndërsa pa votat nga Malësia kjo diferencë do të ishte pothuajse 10 mijë. Është e qartë se për këtë shkak PDS nuk do të heqë dorë nga një rezervuar të tillë të votave “, thekosi Beçiq, i cili nuk pret që pikëpyetja për statusin e komunës së Tuzit do të zgjidhet para 25 marsit, kur pritet shpallja e zgjedhjeve lokale.
Disa nga Këshillëtarët në Komunën Urbane të Tuzit ua përcollën klubeve të deputetëve në Parlamentin e MZ, iniciativën për të ndryshuar ligjin mbi organizimin territorial dhe Kryeqytetit sipas të cilës Tuzi do të kishte statusin e Komunës që do të funksiononte brenda Podgoricës.
Njëri nga propozuesit e këtij ligjit Vasel Sinishtaj nga IQ-ja, pret që çështja e statusit të Komunës Tuzit të zgjidhet para zgjedhjeve lokale.
Sinishtaj i ka ftuar deputetët e pozitës që ta miratojnë ligjin para 25 marsit, në mënyrë që komuna të formohet para zgjedhjeve.
“ Ka mundësi që PDS ka pritur rezultatet nga Berane, për të parë se si formimi i komunave të reja realizohet në pozicionin e tyre. Duke marrë parasysh se në Tuz qytetarët do të kenë të drejtë në votë të dyfishtë, nuk ka asnjë arsye që ligji mos të miratohet. Nuk është mirë që të kemi edhe një parë zgjedhje në të cilat Tuzi nuk është komunë” Nëse ligjet nuk do të miratohen para zgjedhjeve lokale, ajo nuk do të jetë premtimi i parë i paplotësuar i PDS ndaj qytetarëve të Malësisë deklaroi Sinishtaj.
Deputeti dhe këshillëtari i PDS-së në Ku të Tuzit, Halil Dukoviq, pohoi se diskutimi rreth Komunës së Tuzit nuk e shtynë, duke deklaruar se ligjet mbi organizimin territorial dhe të Kryeqytetit nuk janë përfshi në procedurën parlamentare sepse nuk e kanë përkrahjen e 41 deputetëve në Kuvënd. Sa të sigurohet përkrahja do të votojmë rreth tyre deklaroi Dukoviq.
Albert Camaj