Njoftim për shtyrje të aktivitetit kushtuar 103-vjetorit të Fillimit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911

shoqata-malesia-madhe-nderi-kombit-koplik

NJOFTIM PËR SHTYRJE TË AKTIVITETIT KUSHTUAR 103 VJETORIT TË FILLIMIT TË KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE ( NË RAPSHË 1911 ).

Duke falenderuar Portalin Malësia.org për njoftimin e paraqitur në portal ( çka tregon bashkëpunimin e ngushtë me ne ) si dhe ju bashkëmalësorë e bashkëmalesore të Malësisë së Madhe pa kufinj për mbështetjen e dhënë që në fillesat e para të organizimit të aktivitetit kushtuar njërës ndër datat historike të Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911 e konkretisht të 103 vjetorit të fillimit të kësaj Kryengritje në fshatin Rapshë me 24 Mars 1911 u bëjmë me dije se aktiviteti i planifikuar për sot është shtyrë për shkak të kushteve mjaft të rënduara atmosferike.

Ky aktivitet do organizohet diten e diele datë 30 Mars 2014 në oren 10.oo po në fshatin Rapshë tek Memoriali që simbolizon fillimin e kësaj Kryengritje.

Ndaj gjejmë rastin edhe njëherë që ti bëjmë ftesë gjithë banorëve të Malësisë së Madhe pa kufinj që të jenë të pranishëm në këtë aktivitet historiko-kulturoro-artistik.

Me respekt organizatorët e aktivitetit

PËR SHOQATEN PATRIOTIKE                                                   PËR SHOQATEN KULTURORE
“ MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT “                                              “ BESA E HOTIT “

                SYTKI NDRECAJ                                                                              EDUARD LEKAJ