Zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal të Komunës urbane të Tuzit, do të mbahen me 25 maj. Vendimin e shpalljes së zgjedhjeve e solli sot kryetari i Komunës së Podgoricës Miomir Mugosa.
Të njëjtën ditë zgjedhjet lokale mbahen në 12 komuna të Malit të Zi.
Këshilli komunal i DPS-së për Tuz njëzëri vendosi që bartës i listës i kësaj partie në Komunën urbane të Tuzit të jetë Halil Dukoviq i cili sipas gjitha gjasave edhe do të jetë kandidati i tyre për Kryetarë i Komunës urbane të Tuzit.
Malësia vazhdon të mbetët komunë urbane nën Komunën e Podgoricës edhe përkundër premtimeve të shumta nga ana e DPS-së që qytetarët e Malësisë në këto zgjedhje do të votojnë për vetëqeverisjen lokale të një komunë me kompetenca, ashtu si gjitha komunat tjera në Mal të Zi.
Disa lider të subjekteve politike shqiptare më herët kishin deklaruar se do të bojkotojnë zgjedhjet si dhe do të braktisin koalicionin me DPS-në, në qoftë se Malësia nuk do të fitojë Komunën para zgjedhjeve lokale të këtij viti.
Përkujtojmë se pushteti lokal i KU Tuz aktualisht udhëhoqët nga DPS, UDSH dhe Partia Boshnjake. /MALESIA.ORG/