Atleti nga Malësia, Nrekë Lulgjuraj doli fitues në ultramaratonin internacional në 50 kilometra, i cili është mbajtur më 29.03 2014 në Podgoricë.
Në garën ultramaratonit morën pjesë 30 pjesëmarrës nga Rusia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.
Lulgjuraj u shpall si njeriu më i qëndrueshem i Malit të Zi në vitin 2014, dhe fitoi titullin kampion i Malit të Zi në ultramaraton.
Pjesëmarrësit e ultramaratonit të Podgoricës kanë vrapuar pranë malit “Luboviq”, 50 raunde, në pistën e gjatë njëmijë metra.
Lulgjuraj fitoi në afatin kohor prej katër orë, pesë minuta dhe 46 sekonda.
Ultramaratoni është mbajtur gjatë manifestimit të quajtur Dita e vrapimit të Podgoricës.
Albert Camaj