LD përkrah protestën

ldKUMTESË PËR OPINION e LDnëMZ – DEGA E MALËSISË

Duke u nisur nga obligimet programore e statutare si dhe qendrimet parimore, Lidhja Demokratike-Dega e Malësisë, në mbledhjen e vet të rregullt, të mbajtur më 30 mars 2014, nxori disa përfundime, me të cilat njofton opinionin e gjërë shqiptar, e në veçanti atë malësor:

1.    Dega e Malësisë pergaditet për të dalë në zgjedhjet lokale të 25 majit,  duke e konsideruar bojkotin e pjesëshëm, për të cilin po flitet këto ditë, si zgjidhje joefikase për mbrojtjen e interesave të Malësisë. Megjithatë, LD e lë të hapur mundësinë për revidim të këtij vendimi nëse bëhet fjalë për një qendrim të përbashkët të të gjitha subjekteve politike shqiptare, për një bojkot total.

2.    Aktivistët e Degës së Malësisë vazhdojnë traditën e daljes në Bratilë, për nder të 6 Prillit, Ditës kur, për të parën herë, pas 5 shekujve robëri, u ngrit flamuri i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Edhe kësaj radhe, ne do të dalim në Bratilën legjendare dhe do të përkulemi me pijetet para atyre gurëve, ku u derdh gjaku i parardhësve tonë dhe ku iu vunë themelet Shqipërisë, së cilës çatia do t’i vihet një vit më vonë, në Vlorën heroike.

3.    Dega e Malësisë mbështet pa rezervë organizimin e protestës nga ana FDI-së, e cila do të mbahet më 06. prill 2014. Ne ishim prezent në të gjitha protest që u organizua deri më sot në Malësi dhe Podgoricë, qofshin ato kundër luftës, apo proteste për të kërkuar të drejtat tona legjitime, e të cunguara nga pushteti malazias. Në këtë drejtim, ne përkrahim edhe këtë protestë dhe organizatorin, duke i ftuar edhe organizatat e tjera politike dhe civile, në vendlindje e diasporë, që t’i japin përkrahjen e duhur, me kumtesa, me ftesë për të dalur dhe me pjesëmarrje aktive.
T’i dalim zot Malësisë, të gjithë së bashku!