Pakicat kombëtare pa simbole të veta

flamuriKëshilli për të drejtat e njeriut dhe të pakicave i Kuvendit të Malit të Zi ka miratuar sot me shumicë të votave propozimin e ligjit për paraqitjen e simboleve kombëtare i cili parasheh ndalimin e simboleve nacionale në ndërtesat dhe lokalet e Parlamentit të Malit të Zi, në ndërtesat e presidenti dhe të qeverisë të Malit të Zi, në gjyqe, në prokurorit e shtetit, në ndërtesën e Ushtrisë të Malit të Zi, në Bankën Qendrore dhe në institucionin e revizorit të shtetit. Propozuesi i ligjit, ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Suad Numanoviq duke arsyetuar propozim ligjin ka theksuar se ndalohet përdorimi i simboleve nacionale edhe me rastin e takimeve ndërkombëtare, me rastin e tubimeve politike, shkencore, kulturo-artistike, sportive dhe të tubimeve tjera në të cilat përfaqësohet Mali i Zi. Në njësit e qeverisjes lokale në të cilat popujt pakicë përbëjnë shumicën, sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, në ditët e festave shtetërore në ndërtesat e komunave pranë flamurit shtetëror mund të vendoset edhe flamuri i popullit pakicë. Me ligjin e ri në veçanti është definuar mbrojtja e simboleve nacionale. Me ligjin e ri parashihet edhe dënimet me të holla prej 2 deri në 20 mijë euro për personat juridik që nuk do ta  respektojnë ligjin, kurse personat fizik prej 300 deri në 2 mijë euro./rtcg/