UPSSH-Dega Plavë-Guci ftojnë për përkrahje proteste edhe në Plavë-Guci

THIRRJE PËR PROTESTË

Unioni i pavarur i studentëve shqipëtar nga Mali i Zi Dega (Plavë Guci) në bashkëpunim dhe bashkërëndim me shoqatat shqipëtare në SHBA organizon protestë paqësore në Plavë me datë 08.04.2014 me moton “JEMI KUNDER POLITIKËS AKTUALE TË QEVERISË MALAZEZE” , “KËRKOJM TË DREJTAT TONA”

Të nderuar bashkëatdhetarë u bëjm thirrje që të na bashkangjiteni të gjithë pa dallim, i bëjm thirrje çdo qytetri nga Plavë Gucia që në menyr demokratike dhe paqësore të jen në protesten e organizuar nga rinia studentore.

Protest do të filloj para hyrjes së shkollës “BEQO BASHIQ” Plavë në ora 13:00 duke vazhduar marshimin drejt komunes së Plavës.

BASHKIMI BËN FUQI !

Me rrespekt (UPSSHMZ) Dega Plavë Guci.

Mem Balidemaj, kryetar

LDnëMZ-Dega Plavë-Guci përkrah protëstën e UPSSH

LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI – DEGA PLAVË-GUCI

Nr.20/2014                                                                                        

Plavë, 02.04.2014

Unionit të pavarur të Studentëve Shqiptar në Mal të Zi
z. Memë Balidemaj

I nderuari kryetar i UPSSH-Dega (Plavë-Guci) z. Memë Balidemaj, në bazë të kërkesës suaj të datës 28.03.2014 me të cilën ju kërkoni nga subjekti jonë politik LDnëMZ-Dega Plavë-Guci, që të ju mbështesim në protestë e cila organizohet nga UPSSH-Dega (Plavë-Guci), në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në diasporë, me moton “Jemi kundër politikës aktuale të Gjukanoviqit dhe kërkojmë të drejtat tona” e cila do të mbahet më 08.04.2014 në Plavë, LDnëMZ-Dega Plavë-Guci në mbledhjen e saj të rregullt më datën 01.04.2014 mori këtë vendim.

LDnëMZ-Dega Plavë-Guci pa rezervë do të mbështes këtë protestë, të organizuar nga ana juaj.

Lidhja Demokratike shumë herë ka qenë organizatore e protestave, ka qenë pjesëmarrëse e çdo lloj proteste apo çfarëdo organizimi tjetër kur ka të bëj me mbrojtjen e të drejtave tona, në tokat tona.

Kështu që edhe kësaj herë subjekti jonë politik, duke e vlerësuar se të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi janë të cunguara, apo më mirë të themi se nuk kemi të drejta fare, me kënaqësi do ti përgjigjet pozitivisht një iniciative të tillë të iniciuar nga rinia jonë.

Me respekt, për LDnëMZ-Dega Plavë-Guci Kryetari Bujar Hasangjekaj