Humbi jetën i riu malësor Damir Gjokaj

 Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ndriçimi” Damir Gjokaj 32 vjeçar dhe Nino Bajrami 30 vjeçar humbën jetën mbrëm rreth orës 23, në një akisdent në vëndin e punës, në Podgoricë.

Gjokaj dhe Bajrami i dogji linja kabllore, pasi që zëvendësuan llambën e prishur elektrike në shtyllën e ndriçimit.

“Dy punonjës erdhën me kamionet të veçant, për të zëvendësuar një llambë që nuk ishte duke punuar për disa ditë. Një prej tyre hyri në shportë, ndërsa tjetri  drejtonte kamionetin”, deklaroi njëri nga deshmitarët okularë.

Në këtë aksident humben jetën dy shqiptarë.

Stafi i Portalit Malësia.Org i shpreh ngushillmet më të sinqerta familjes Gjokaj dhe Bajrami ndersa Damiri dhe Bajrami pushofshin në paqë.

 

Albert Camaj