LETËR DREJTUAR: Presidentit të Republikës Shkelqësisë së tij z. Bujar Nishani

SHOQATA PATSytki-NdrecajRIOTIKE “ MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT “

L E T Ë R

DREJTUAR: Presidentit të Republikës Shkelqësisë së tij

z. Bujar Nishani

Kryetarit të Kuvendit Shkelqësisë së tij  z. Ilir Meta
Kryministrit Shkelqësisë së tij  z. Edi Rama
Ministrit të Jashtëm Shkelqësisë së tij  z. Ditmir Bushati

TIRANË

I nderuar Shkelqësi!
Ashtu siç jemi në dijeni jo vetëm ne shqiptarët por mbarë Europa, SHBA etj. prej më shumë se një shekulli padrejtësia historike kaloi një pjesë e mire të trojeve shqiptare nën Republikën e Malit të Zi.
Duke mos u marrë me historinë por më shumë me thelbin e kësaj letre pavarsisht se kohërat kanë ndryshuar kjo edhe për shkak të ndryshimeve të mëdha politike të ndodhura në gjithë Ballkanin ku presupozohet se demokracia po u jep lirinë e të drejta të shumta për komunitetet pakicë në çdo vend ku ata ekzistojnë e gjithashtu duke patur parasysh thelbin se shqiptarët kanë qënë, janë e do jenë për fqinjësi të mire me gjitha kombet e vendet fqinje e më gjërë koha po tregon se jo çdo e drejtë po respektohet nga qeveria malazeze në lidhje me faktorin shqiptarë autokton atje e sidomos me të drejtën për vetvendosje lokale e jo vetëm.
Ndaj duke patur parasysh problemet që po kalojnë shqiptarët autokton e në veçanti pjesa e Malësisë e mbetur nën Republikën e Malit të Zi në emër të Shoqatës Patriotike “ Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “ do kisha deshirë tu bëj me dije disa nga problemet më kryesore që ekzistojnë atje:
E para- Për shkak të politikës asimiluese shumë nga trojet shqiptare po humbin identitetin e tyre nëpërmjet kolonializimit me hapa galopant që janë ndërmarrë e po ndermerren nga çdo qeveri malazeze atje ku shembull konkret kemi Plavë-Gucinë, Tivarin  etj. e së fundmi po mundohen edhe me Malësinë me qëndër në Tuz.
E dyta- Për shkak të mosrepektimit të së drejtës për vetvendosje lokale edhe pse Komuna e Malësisë me qëndër në Tuz i përmbush të gjitha kriteret qeveria malazeze nuk po ua jep këtë të drejtë duke u ofruar oferta tashmë të dalura boje për një Komunë brenda Potgoricës kjo jashtë të gjitha ligjeve kushtetuese në Mal të Zi dhe atyre Ndërkombëtare.
E treta- Në çdo shtet të quajtur demokratik e drejta për flamur kombëtar e për etnitetet ka ekzistuar kurdoherë, ndërsa në Mal të Zi shqiptarëve u mohohet kjo e drejtë edhe kur ka festa kombëtare. Pranohet hapur në qëndër të Tuzit flamuri Kinez dhe ndalohet reptësisht Flamuri Kombëtar Shqiptarë edhe pse shumicën e përbëjnë shqiptarët në trojet e veta.
E katërta- E drejta për ruajtjen dhe zhvillimin e etnokulturës së një populli autokton është modeli më i mire i bashkëjetesës me popujt e tjerë. Por këtë të drejtë jo vetëm që nuk ndihmohen ta ruajnë e ta zhvillojnë por qeveria malazeze edhe të vetmin Muze Etnografik “ Malësia “ që ndodhet në lagjen Lekaj të Tuzit po mundohen ta eleminojnë me veprime direkte e indirekte për të mundësuar eleminimin e etno-kulturës malësore.
E pesta- Ded Gjon Luli është figura gjithëbashkuese dhe udhëheqëse e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911 dhe është për të ardhur keq që edhe pse githë jetën e tij ia kushtoi çështjes kombëtare e deri më sot edhe pse ka emërtesa rrugësh e shkollash deri edhe në kryeqytetin tone Tiranë Heroit të Popullit Ded Gjon Luli akoma nuk i është mundësuar një bust sado i thjeshtë.
Duke pare gjithë këto probleme si edhe të tjera ndonëse nuk po i trajtojmë në këtë letër kërkojmë nga ana e Shtetit dhe e Qeverisë Shqiptare që të ndërhyhet tek Shteti dhe Qeveria Malazazë për sa më poshtë:
–         Të ndalet kolonializimi i trojeve shqiptare me komunitete joshqiptare dhe me politika bashkëpunuese të hartohen plane arsimore, kulturore etj, duke ofruar ndihmen dhe përkrahjen e vendit tonë për gjitha trojet shqiptare nën Mal të Zi.
–         Ti kërkohet qeverisë malazeze që Komunës së Malësisë me qëndër në Tuz ti jepet Statusi i Komunës së Plotë si të gjitha Komunave të tjera në Mal të Zi pasi i plotëson të gjitha kushtet demografike-territoriale dhe ekonomiko-financiare.
–         Të lejohet përdorimi i Flamurit Kombëtar Shqiptarë në ambientet publike në gjitha vendet ku ka popullsi autoktone shqiptare si dhe festimi i gjitha datave historike kombëtare e lokale të shqiptarëve pa imponime.
–         Nëpërmjet Ministrisë së Kulturë së dy vendeve tona me projekte të përbashkëta të mirëmbahen objektet muzeale dhe etno-kulturore duke përfshi edhe Muzeun Etnografik “ Malësia “ që ndodhen në trojet shqiptare nën Mal të Zi. Etnologut e patriotit Shtjefen Ivezaj ( pronar i Muzeut Etnografik “ Malësia “ ) ti jepet një pension nga shteti shqiptarë për punën e tij në drejtim të ruajtjes dhe zhvillimit të etno-kulturës së trevës tonë Malësia e Madhe e më gjërë.
–         Të bëhet e mundur bashkimi i faktorit politik shqiptarë në Mal të Zi nëpërmjet takimeve direkte pasi politikat përçarëse të deritanishme kanë ndikuar në ndarje të thella me humbje ekuilibrash etnik edhe në qytete ku shumicë janë shqiptarët.

Shoqata Patriotike  “ Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “ ka bindjen e patjetërsueshme se kjo letër dhe puna e juaj në të ardhmen do jetë premisë e mire për zgjidhjen e problemëve të lartpërmendura.
Duke u falenderuar për bashkëpunimin
Me respekt
 
PRESIDENTI I SHOQATËS

 SYTKI NDRECAJ
Koplik me 24 Mars 2014

 

SHOQATA PATRIOTIKE “ MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT “

 NË PËRKRAHJE TË PROTESTAVE

Shoqata Patriotike “ Malësi e Madhe-Nderi i Kombit “ përkrah pa rezerva protestat që organizohen me 6 Prill 2014 në Tuz si dhe me datën 8 Prill 2014 në Uashington ku në thelb të tyre janë:
1.     Mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve nën Mal të Zi,
2.     Dhënien për Malësinë i statusit Komunë e Plotë si gjitha komunave
     të tjera në Mal të Zi.
3.     Mbrojtjen e simboleve kombëtare e etno-kulturore si e drejtë legjitime 
    ndërkombëtare e të tjera akte diskriminues që u bëhen shqiptarëve nën
    Mal të Zi.
Nxisim partitë politike shqiptare dhe shoqërinë civile atje si dhe intelektualët dhe gjithë popullsinë autoktone shqiptare nën Mal të Zi e veçanërisht ato në Malësi si dhe Shoqatat Shqiptare e komunitetin shqiptarë në SHBA që të bashkohen nën një zë të vetëm dhe ky do jetë edhe kyçi i suksesit të këtyre protestave me qëllim përfitimin brenda të gjitha normave demokratike ndërkombëtare të të drejtave të shqiptarëve nën Mal të Zi e veçanërisht të bashkëmalësorëve tanë në Malësi.
Zëri Juaj është zëri Ynë. Së bashku me ju

SHOQATA PATRIOTIKE “ MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT “