Perkujtohet në Rapshë të Hotit 103 vjetori i fillimit dhe kushtrimit të Kryengritjes antiosmane të Malësisë Madhe.

shoqata-malesia-madhe-nderi-kombit-koplikSiç ishte paralajmruar  me daten 30 mars (2014) , në Rapshë  të Hotit  ,pranë memorialit  që  i kushtohet fillimit të kryengritjes antiosmane  të vitit 1911 u  oragnizua një  tubim perkujtimore ,ne nderim të fillimit të asaj epopeje legjendare ,që i la nderë e lavdi të perjetëshme  Malesisë e shqiptarisë. Tubimi kishte per organizator  Shoqaten  patriotike  Malesia e Madhe “NDERI  I  KOMBIT” , me president  veprimtarin e shquar të promovimit e nderimit të  vlerave të Malesisë Madhe e më gjerë zotin Sytki  Ndrecaj,dhe shoqaten kulturore  “BESA E HOTIT” me president z. Eduard Lekaj. Organizimi dhe zhvillimi i ketij tubimi kishte edhe ndihmen e  Kryepleqësisë  të fshatit Rapshë , Drejtorisë Arsimore të Malesisë Madhe , komunes Kastrat , Qendres kulturore  të Femijëve  dhe  Qendres të Kultures “Edit’h Durham” të bashkisë Koplik. Vlen të thuhet  se në ketë tubim me një pjesmarrje   mjaftë  të  mirë , ra në sy edhe pjesmarrja e  banoreve malesor që jetojnë në shtetin e Malit Zi. Hapjen e ketij tubimit e bëri i zoti  shtepisë ,kryeplaku i Rapshes zoti Pjeter Smakaj ,i cili pasi u uroj të pranishmeve mirseardhjen  ,duke u thene ju qe keni ardhur per të nderuar kete ngjarje historike  dhe trimat  deshmor të saj ,Zoti ju nderoftë  e paçi faqen e bardhe ,pasi keshtu ju tregoni se jeni trashigimtare të denjë të atyre që e benë deken si me le per flamur e keto troje.. Pastaj fjalen e mori Presidenti i Shoqates  Patriotike Malesia e Madhe “Nderi i Kombit” z.  Sytki Ndrecaj , i cili vlersoj kryengritjen e Malesorve si njeren nga ngjarjet heroike më të lavdishme , të të gjitha  luftrave ndër shekuj  të Malesisë Madhe per flamur e liri të trojeve Shqiptare ,ndaj vijoj zoti Ndrecaj  ju a kemi per borxh per jete të jeteve ti kujtojmë  e nderojmë keto kohë të lavdishme dhe protagonistet e tyre..Shoqata jonë me ketë objektiv është ngritur e do të funksionoj.. Pas zotit Ndrecaj ,fjalen e mori publicisti e studiuesi i njohur malesor  z. Ndue Bacaj , i cili shpalosi një histori të shkurter të fillimit dhe vijimit të kryengritjes antiosmane të Malesisë Madhe ,me fillim e kushtrim në Rapshen heroike ..Pas zotit  Bacaj e pershendeten tubimin  veprimtaret e shquar  të trojeve shqiptare të mbetura nën Malin e Zi , zoterinjet Nikoll Camaj dhe Besnik  Gjonaj.. Pas ketyre pershendetjeve i erdhi radha  një koncerti me kengë e valle patriotike dhe argetuese nga kengetaret e njohur  Arben Delaj ,Violeta Dede ,Nikollë  Buçi , Lindon  Camaj ,Lek Dedvukaj , Skender  Xhafa ,Llesh  Dushaj,Valdrin Dekaj e tjer . Një pershendetje të bukur i beri ketij tubimi edhe humoristi i  njohur i Malesisë, Marash  Kaçaj ..Por ketu vlenë  të veçojmë pershendetjet artistike  të nxenesve të shkollave “Kolë Maçi”  dhe “Dedë Gjon  Luli” ,të cilet si lule pranverore të ketyre lendinave ,(dikur të lara me gjak e lot), e hijeshuan  tubimin perkujtimor..

 Malesia.Org

SHOQATA PATRIOTIKE “ MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT “ SYTKI NDECAJ

PËRSHËNDETJE

Të nderuar pjesmarrës! Të nderuar autoritete vendore!
103 vjet më pare e konkretisht me 24 Mars filloi këtu në Rapshë Kryengritja Antiotomane e Malësisë së Madhe e vitit 1911 e që vlerësohet si një ndër luftërat më të lavdishme në gjithë historinë tonë malësore e kombëtare shqiptare ku kulminacionin e pati ngritja pas 468 viteve i Flamurit të Gjergj Kastriotit-Skendërbeut në Bratilë të Deçiçit pikërisht me 6 Prill 1911 dhe në Qershorë po 1911 me Kuvendin e Greçës të cilat ishin pararendëse e Ngritjes së Flamurit tone Kombëtarë, të Shpalljes së Pavarsisë dhe krijimit të Shtetit Shqiptarë me 28 Nëntorë 1912 në Vlorë.

Ndaj në emër të Shoqatës Patriotike “ Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “ u shprehu mirënjohjen e thellë të gjithë atyre burrave e burrneshave që më në krye Heroin e Popullit Ded Gjon Luli bënë epokë duke e ngritur Malësinë e Madhe në majën më të lartë “ Nderi i Kombit “.

Pikërisht kjo datë si dhe gjitha datat e lidhura me këtë ngjarje historike bëjnë apel për më shumë bashkim e vëllazërim, për më shumë paqe e tolerancë, për më shumë dashuri e respekt njerëzorë. Ne duhet ta tregojmë vehten edhe sot se jemi nipat e mbesat e Ded Gjon Lulit e Çun Mulës, Norës së Kelmendit e Tring Smajles se jemi bij e bija të denjë të kësaj toke të dashur e plot vitalitet e që ka një emër të bukur Malësi e Madhe. Është pikërisht emri i mire i malësorit e trevës tone Malësi e Madhe që duhet të na preokupojnë vazhdimisht për ta merituar edhe ne brezat e sotëm e të ardhshëm titullin e lartë “ Nderi i Kombit “.

Lavdi Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911. Lavdi Heroit të Popullit Ded Gjon Luli dhe të gjithë atyre burrave e burrneshave që dhanë jetën në këtë Kryengritje. Rroftë populli i Rapshës dhe e gjithë  treva jonë Malësi e Madhe.

Ju faleminderit.

NJË KUJESË E VOGËL PER 103 VJETORIN E PAHARRUAR  TË KRYENGRITJES ANTIOSMANE TË MALESISË  MADHE..

NDUE  BACAJ

103 vite më parë  në trojet e Malesisë Madhe  filloi të rilindë  drita e diellit të lirisë dhe flamurit të Gjergj Kastriotit , dritë që lengonte nën erresiren turko-osmane rreth  432 vjeçare. Në ato ditë të stuhishme mendja ,zemra dhe shpirti i shqiptarisë ishte drejtuar këtu , në Rapsh të Hotit ,në zemren e  Malesisë ,në votren e zjarreve të pashuar te atdhedashurise ,në çerdhen  e lirisë , në strehen e flamurit të Arberisë.. Ketu  në keto troje  ku e kishte folenë shqipja me zogjte e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica , lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e  u rrite liria ,ketu u ruajt edhe besa ,bujaria , urtia e trimeria , ketu mbiu e mori jetë edhe  ënderra europiane qe sot guxojmë ta shohim zhgjandërr…Ketu i ka themelet urdhri i lartë Nderi i Kombit që ja akordoi Malesisë Madhe  Presidenti i Republikes me rastin e 100 vjetorit  të shpalljes pavaresisë së Shqiperisë ..Ketu historia është e “gjallë”, ketu nuk u shua  kurrë “drita” e vepres Skenderbegëjane , dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj ,(babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen  dhe as dielli nuk  ngrohë në keto troje  deri sa të sundoi turku apo shkjau..”.
Ketu e kishte fillimin dhe kushtrimin  kryengritja antiosmane më e madhe dhe më e lavdishme  e Malesisë Madhe e shqiptarisë.  Ketu  me 24 MARS 1911 prijësi legjendar i atdhetarisë  Ded Gjon Luli së bashku me  trimat Kolë Marash Vata , Zef Lani , Gjon Pllumi , Pjeter Vogli , Prelë Nika , Lucë Nikë Shabi , Prelë  Keri ,Tomë Llesh Dragu  ,Vatë Gjon Gojçaj ,Gjelosh Gjokë Mihaj , Gjokë Kolë Shabi , Zef  Marash Dojani  , Vuksan Lekë Alia , Nikë  Gjelosh  Luli , Dedë Elez  Shabaj , Preç  Lulash  Lekaj ,Tomë Dedë Gjo’Nishi , Gjon Ujkë  Miculi , Prekë Gjeto Marku ,Prekë Gjeto  Deda , Lukë Nikë Pllumi  , e tjer burra të Hotit e Malesisë , do të mësynin si duhi mali , dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e  Çemerrit , dhe njekohesisht me ketë sulm do të merrte flakë kryengritja heroike e Malesisë  ,që do të trondiste Stambollin dhe do të mahniste Europen me guximin e trimërinë e malësorve per tu matur me  perandorin turko-osmane  para së ciles ndër  shekuj ishte dridhur vet Europa…. Ketë ditë të stuhishme të fillimit të kryengritjes  antiosmane poeti kombetare At Gjergj Fishta do ta perjetsonte me vargjet plot pathos atdhetarie:
“Ded Gjon Luli , si iu lut Zotit
Sot prej nadjet ,pa zbardh drita ,
Me njëzetë djem ,po njezet petrita ,
Synin gacë ,zemren duhi ,
N’shtatë “mauxerre e  në nji allti”
M’asqer Mbretit  ka sulmue ,
N’dy kausha  kta ngujue ,
T’njehun rrafsh  gjashtedhjetë nizamë
Fusha e Rapshes se  ç’ka marrë gjamë..” 
Posta e Grykes së Leqes  u muar me luftë , ndersa posta e Çemerrit nuk i rezistoi duhise së malesorve dhe u dorzua…  Ndersa Ded Gjon Luli me  Malesoret nuk i çarten armiqt shekullore  ,por pasi i  ç’armatosen i liruan… Keto ditë heroike  malesoret  siguruan edhe dhjetra pushkë e mijera fishekë…. Kushtrimi dhe suksesi i kesaj  dite u perhap si rrufeja… Per ketë fillim kryengritje  konsulli Austro-Hungarez  në Shkoder Zambaur do të njoftonte  autoritetet e tij në Vjenë se kryengritesit malesorë janë ushtarë të mirë , që kerkojnë të drejtat e tyre  historike ,dhe jo kaçakë ,apo komitë që duan të vrasin e plaçkisin..  Kryengritja që në nesre të ketij fillimi e kushtrimi u perhap në të gjithë Malesinë e Madhe ,madje në betejen famëmadhe të 25 marsit (1911) në Qepur të Traboinit kemi 9 dëshmoret e parë të kryengritjes ,ku “spikasin” edhe dy luanet e kushtrimit Zef Lan Ula dhe  Kolë Marash Vata..Tashma të nëntë deshmoret janë të perjetsuar me  një memorial në vendin ku dhanë jeten si me le…Kryengritja antiosmane zgjati plot 133 ditë (24 mars-04 gusht 1911) , duke shkruar faqe të reja të lavdishme në historinë e Malesisë e Shqiperisë, ku per Shqiperinë e lirë e Flamurin kombetar dhanë jeten qindra deshmorë ,ku si gjithnjë në vend të parë qendron Hoti ,pa mbetur prapa Gruda ,Kelmendi . Kastrati ,Shkreli ,Trieshi e gjithe Malesia.. Gjatë kesaj kohe plot afsh atdhetarie  malesoret kryengrites zhvilluan rreth 60 beteja nga më heroiket e deri tek ato më tragjiket..Kryengritesit  arriten të marrin postat e ushtrisë turko-osmane në Hot ,Grudë ,Tuz ,Triesh ,Kojë , Kelmend ,Kastrat , Shkrel e më gjërë. Të gjitha keto beteja u lanë me gjakun e trimave malësorë që e kishin shpaguar vehten disa herë. Spikasin betejat ; ne Qepur ,  Qafë  Ungël , Qafë Kishë, Pikale , Dhe te Zi , Kulla e Vranes , Zharnice , Selishte, Omerbozhaj ,  Bukovik , Pllanice , Bardhaj , Rraxe Rrase , Lugu i Drethit , Suke te Mkushit , Perua te Thate , Katun te Kastratit , Dragan, në kala të Shipshanikut ,ku trimi  Nikë Pretash Leci (Sinishtaj) perserit aktin heroik të Mic Sokolit, (të prillit) 1881), duke u hellur mbi gryken e topit turk , por mbi te gjitha kujtojme betejen heroike e tragjike ne Suka të Moksetit ku rane heroikisht 54 trima malesor..e tjer..Por kulmi i kesaj kryengritje  arrinë me 6 prill 1911  ,kur kryengritesit malësor kishin arritur të valvisin të lirë në Deçiq Flamurin kombetar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe pas 432 viteve , diku mungua e dikun harrua..Të paharruar do të mbesin në perjetsi shtatë deshmoret Kojas: Dokë Preç Kercaj ,Tomë Uc Ivanaj , Marash Lucë Gjokaj  ,Cak Uc Ivanaj , Gjeto Tomë Kolçaj , Kolë Dokë Marashaj , dhe Gjeto Gjekë  Ivanaj ,që me gjakun e tyre i kthyen ngjyren e kuqe skenderbegëjane ketij flamuri , që  Nikë Gjelosh Luli, Pjeter Zefi e Gjon Ujk Miculi e ngriten në driten e diellit në Deçiq ,duke çuar në vend keshtu edhe porosinë e zemres e shpirtit të  kryengritjes Dedë Gjon Lulit… Kesaj dite të shenjtë të ngritjes së Flamurit kombëtar  një fetar , atdhetar e poet malësorë (Aleksander Sirdani) do ti këndonte:
“Nalt Flamuri perhillet,
Armikut s’i leshon cak,
Me besë Arbnori lidhet ,
Me gjakë  mbrojt Atdheun me gjakë ,
Ngallnjyese kthen Malesia ,
N’Deçiq Flamuri të valojnë,
Plot gjak e jetë i kushtojnë.
……………………………
Kuq e Zi Flamuri perhillet,
N’dorë  Ded Gjo’Lulit trim,
me Gurakuqin mblidhet ,
Shqipnia me një kushtrim “.
Në luftë malesoret ishin mesuar të shkonin me bekimin e nënes ,duke “kenduar” vargjet e shpirtit : “Udhë e mbarë më ka thanë  nana / Lufto bir ti për Shqipni
Mos i len turqit  me hi / N’kjoft nevoja  vi me ty….
…Per këtë ditë u kena rritë  / Burrat s’ban  me u koritë..”
Djemt e rënë per Atdheun , nenat nuk i qanin me kuje  ,perkundrazi i varroseshin me nderime . Shembujt janë të shumtë , si  Dila e Lulash Zekes së Trabionit apo Mitare Lucja e Kelmendit e tjer..Vlen te theksohet se para fillimit te kryengritjes malesoret kishin formuar komitetin e kryengritjes (te Potgorices) , dhe nje jave pas fillimit te  kryengritjes  perfaqesues te dy besimeve , por te nje gjaku e kombesie (katolik e muslimin) kishin organizuar kuvendin e Cetines (30 mars), ku vendosen mos me ja da pushken turkut deri ne fitimin e te drejtave te tyre…Ndersa memorandumi i Greçes (10- 23 qershor 1911),qe u zhvillua ne zjarrin e kryengritjes ishte frut i mendjes së urtë e të kthjellet të kryengritesve. Memorandumi pa vonuar do te perkrahej thuajse nga te gjitha trojet shqiptare..
Dy “ikonat” e shpalljes se mvehtesise se Shqiperise (me 28 nentor 1912) Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi , ishin në kontakt me malesoret kryengrites ,dhe perhapnin madheshtin e kryengritjes .Eshte e rendesishme te kujtohet se në ndihmë të kryengritesve malësorë do të vinin edhe luajt e maleve të  Dukagjinit ,me në krye prijesin e djelmënisë së Shales , të flaktin trim e atdhetar Mehmet Shpendin e tjer nga Shkodra si , Hilë Mosi ,Risto Siliqi e me gjere..  Në ketë fjalë të vogel para vepres së madhe të kryengritësve malesore nuk po munden pa ju permendë emrat  disa  korifenjëve të kesaj kryengritje si :
Dedë Gjon Luli, Sokol Baci , Dedë Nikë Bajraktari, Tomë Zoli , Kolë Zefi , Zef Miliq Lulgjuraj , Marash Uci ,Markë Gjeka , Pjeter Nikë Daku, Maço Grizhi , Lulash Zeka , Zef Peri , Prelë Kolë Shyti , Tomë Nikoll Hasani , Palokë Traboini , Gjeto  Marku , Pjeter Gjokë Toshi , Lucë Prelë Nishku , Dodë Preçi , Gjelosh Gjoka ,  Dedë Gjon Ujka , Gjelosh Doka ,Tomë Nika , Vatë Marashi ,  Martin Preka , Dok Lani ,  Kol Kurti ,  Mirash Luca , Dedush Marashi , Gjeto Daka , Lukë Marku  , Kolë Gjon Leci , Lucë Gjeloshi ,  Dasha Nika , Smajl Mustafa , Deli Meta , Sokol Mali , Gjon Nikë Plluci , Islam Makalushi , Pretash Zek Ulaj , Dedë Prelë Marashaj , Zenel Shabani , Lucë Mark Gjeloshi , Fran Pali , Gjon Uc Bajraktari , Mirash Pali ,Nik Zeka  ,Bec  Tahiri , Gjelosh Toma (Bëkaj),  Dul Gjelosh Palushaj , Gala Smajli , Nikollë Ivanaj, Gil Dosh Margilaj , Marash Mark Gjeloshaj , Istref Alija ,Nikoll Mirash Gjokaj , Kole  Maci , Lek Ivani-Bekaj , Lek  Shaba –Gojcaj ,  Dyl Sokol Bajraktari , Lul Rapuka ,Llesh Gjergji ,  e deri te zanat  malesore  Tringë  Smajlja e Nore Kolja e tjer e tjera nga e gjithe Malesia , që ndonse koha nuk ma lejon ti cilesoj të gjithë , ata nuk i harron kurrë atdheun ynë i shtrenjtë…Me kete raste po kujtojmë se  nje kontribut të veçant  kanë dhënë famulltaret e Malesisë me në krye At Mati Prenushin . Gjithashtu  një qendrim dinjitoz ka mbajtur edhe kleri musliman i Malesisë , madje Hoxha i Lohes  u vra nga Bedri Pasha pasi nuk pranoi  të behej sherbetor i propagandes  perçarese fetare të malësorve… Kryengritja e Malesisë  Madhe pati një jehonë të madhe jo vetem kombetare ,por edhe nderkombetare . Dhjetra media te shkruara te Europes e deri ne Amerike percollen jehonen e kesaj  kryengritje madheshtore shqiptarie. Nga  kjo jehonë mediatike po vecojme  gazeten  prestigjoze  britanike  , “The Times” e cila me daten  21 korrik 1911  do të shkruante : “..Kur te shkruhet historia  e kohes sonë ,lufta e Malesoreve  shqiptarë do të kujtohet si një nga epopet më të shkelqyeshme të luftes moderne…”
Edhe fqinji jonë armik , hileqar e grabitqar , Kral Nikolla i Malit Zi , ishte entuziazmuar aq shumë  me heroizmin dhe suksesin  kryengritësve antiosman sa shkruan një poeme të terë per kryengritjen e malësorve , nga e cila po citoj:
“.. Në kaq Zotit  t’i  falet nderës , Zotit të luftes e Zotit të paqës……
 Krenoju  edhe ti o tokë lumnije , këngë e therorije /
Krenoju se moter në shpirt  e  ke Malesinë…”.
Duke dashur të perfundojë  fjalën time  të vogel para vepres së madhe të kryengritësve malesorë , unë po i referohem poetit të madh ,Lasgush Poradeci , i  cili ndër  të  tjera i kendonte Malesisë per heroizmin e saj me fjalet:
“Malesia që  bënë sulm në zjarr / Porsi dragojë me fletë/
Siç bënte sulm ngadhnjimtar / Gjergj Kastrioti vetë..”.
Nderë e lavdi të perjetëshme ,deshmorëve , martireve dhe veprimtarëve që u sakrifikuan per Flamurin e  Lirinë e ketyre trojeve nga më shqiptaret dhe Europianet e Shqiperisë Etnike…

Rapshë, 30 mars 2014

100_3078[1]

100_3080[1]

100_3083[1]

100_3092[1]

100_3095[1]

100_3105[1]100_3108[1]