SHKA “BESA” nga Trieshi kremtoi 46 vjetorin

photo.phpMë 05.04.2014 në QKI “Malësia” në Tuz SHKA “BESA” nga Trieshi me rastin e 46 vjetorit të veprimtarisë së vet kulturo-artistike shfaqi “Mbrëmjen folklorike”.

Mysafir të koncertit të Besës ishte grupi i valltarëve të Ansamblit Kombëtarë të këngëve dhe vadheve popullore të udhëhequr nga profesor Rexhep Çeliku dhe Lilana Cingu.

Në këtë mbrëmje folklorike publiku malësor patën rastin të përcjellin programin e pasur burimor folklorik të SHKA “Besa” e cila plotë 46 vite është e pranishme në skenë me veprimtarinë kulturo artistike.

Po ashtu publiku malësor patën rastin të ndiqnin vallëzimin e grupit të Ansamblit kombëtar dhe valleve popullore nga Tirana të udhëhequra nga koreografi i famshëm Rexhep Çeliku.

Vlen të ceket se SHKA “Besa” ndër vite arriti fitore me programe të veta dramaturgjike dhe folklorike. SHKA “Besa” në festivalin e dramës të ish Jugosllavisë në vitin 1972 ishte ndër grupet më të dalluara, ku në revistat e Podgoricës Besa del dhjetë here fituese. Ajo mori pjesë po ashtu edhe në SHBA në vitin 1987, mbasandaj në Festivalin Mbarëkombëtar Rapsha në vitin 2005 dhe 2013 ku shpërblehet me vendin e dytë. ShKA “Besa” ishte prezent me programin e saj folklorik në mbrëmjen Akademike me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Tiranë. Në vitin 2006 në festivalin internacional në Gjermani si dhe në qytetin e Lezhës dhe Deçanit ku nxënë vendin e parë.

Tash 12 vite me radhë SHKA “ Besa” organizon manifestimin Miss Bjeshka në Koritë.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z. Tonin Beci me bashkëpunëtor.

Albert Camaj

IMG_5140IMG_5147IMG_5148IMG_5179IMG_5180IMG_5188IMG_5192IMG_5195IMG_5167IMG_5218IMG_5251IMG_5264