Plavë: Të rinjtë shqiptarë protestojnë

protesta plave prill 2014 - 01Plavë (08/04/2014) – Disa qindra protestues shqiptarë, kryesisht të rinj protestuan sot në Plavë kundër politikës diskriminuese malazeze.

Protesta e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve Shqiptarë nga Mali i Zi – Dega Plavë e Guci e organizuar me moton “JEMI KUNDER POLITIKËS AKTUALE TË QEVERISË MALAZEZE” , “KËRKOJM TË DREJTAT TONA” u përkrahë edhe nga subjektet politike Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega Plavë e Guci si dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Dega Plavë e Guci.

Qindra protestues me flamuj shqiptarë e të BE-së dhe transparente të ndryshme u nisen nga shkolla “Beqo Bashiq” për një marshim drejt ndërtesës së Komunës së Plavës.

Protesta kundër politikës anti-shqiptare të pushtetit malazez posa ka filluar edhe në Washington DC e cila po zhvillohet në kohën kur kryeministri malazez Milo Djukanovic është në takim me zëvendës presidentin e SHBA-ve Joe Biden. /MALESIA.ORG/

Fjalimi i Plotë në protestë  i Memë Balidemaj Kryetarit të Unionit të Pavarur të Studentëve Shqiptarë nga Mali i Zi – Dega Plavë e Guci.

“U nisa bashkë me hallexhi
në “Tokën e premtuar”
më thanë tash je një mërgimtarë..
Shqipëri, nuk të kam harrruar!
Ja ku jam, unë jam Shqiptar!
Dëgjoj dhe flas gjuhë të huaj,
Bashkë me të tjerët mërgimtarë…
Shqipëri, ti për ne mos druaj!
Ja ku jam, unë jam Shqipëtar!!
Jemi bijtë e tu, për Atdhe – jemi ushtar!!!

Fatmirësisht këtij vendi nuk i kanë munguar heronjtë dhe mendjet e ndritura, ndryshe kombi ynë do të zhbëhej dhe ndaj ne të gjithë ndjehemi mirë në këtë vend, ku frymon atdhetaria dhe përjetohet kudo”.
Të nderuar bashkëvendas dhe bashkatdhetarë,

Ne, si Organizatë Studentore në koordinim me Shoqatat shqiptare në SHBA, kemi organizuar këtë Protestë gjithëpopullore, e cila do të mbahet po në të njëjtën kohë edhe në Washington, kryeqytetin e Amerikës mike.

Jemi sot këtu, të mbledhur si asnjëherë më parë, për të Protestuar për të drejtat tona, të cilat duhet t’i gëzojë çdo njeri në këtë botë. Të drejta, të cilat po na mohohen nga Qeveria aktuale, në krye me Millo Gjukanoviqin!

Populli Shqiptar prej 7.5 milionësh, apo dhe më shumë, që jeton në Ballkan – në Mal të Zi, Kosovë, në Kosovën Lindore – Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisëm Shqipëri dhe Çamërië, tërë Kombi ynë dhe Diaspora e tij  e  fuqishme në Evropë, Amerikë dhe kudo në botë, duhet të ngrihemi në këmbë dhe të kërkojmë të drejtat tona, të cilat në mënyrë sistematike shkelen dhe nëpërkëmben nga aparati shtetëror i Malit të Zi!

Sot, këtu, ngrisim zërin:

Se jemi kunder diskriminimit të vazhdueshem të pakices shqiptare që jetojnë dem babadem në trojet e veta shekullore.

Duam të drejtat në punsim konform perqindjes se banorve në t gjitha institucionet pa dallime.

-Pronat tona private, të uzurpuara, të lirohen dhe të respektohet e drejta elementare, e Drejta e PRONËS.
-Kërkojmë që të na lejohet përdorimi i lirshëm i Flamurit Kombëtar pa asnjë kushtëzim.
-Duam një ambient të pastër dhe nuk pajtohemi me Deponinë e Mbeturinave, e cila është vendosur mbi fshatin Martinaj, e cila rrezikon shëndetin e të gjithë neve!
– Me  krijimin e Parkut Nacional në Plavë-Guci po na cenohet egzistenca në trojet tona shekullore, kur dihet mirë se pjesa  më e madhe e popullsisë jeton nga bujqësia dhe blegtoria.
– Duam të drejtat në shkollim me Plan-program ku mësojmë historinë e mirëfilltë të popullit tonë dhe me Abetaren e unifikuar për vogëlushët tanë.
-Në qoftë se kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër në qeverinë Malazeze, ne do të kërkojmë nga dy shtetet  tona Shqipëria dhe Kosova që të bëjnë trysni për plotësimin  e kërkesave tona.
– Për deri sa Millo Gjukanoviq kushtëzon shtetin e Kosovës të njohin minoritetin Malazias si minoritetin e shtatë në Kosovë dhe ai po mbron minoritetin e vet në një shtet tjetër, pse vallë atëherë Shqipëria dhe Kosova të mës kushtëzojnë për të drejtat tona legjitime!
– Kërkojmë po ashtu nga Bashkimi Evropian ta detyroj shtetin e Malit të Zi t’i respektojnë  të drejtat e shqipëtarëve sipas standardeve europiane dhe të Deklarates Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Duam që t’ia rikujtojmë dhe një herë Qeverisë Malazeze se Ne, Shqiptarët, ishim faktor vendimtar për krijimin e shtetit të Malit të Zi dhe po ashtu mund të jemi po ai faktor, i cili me mos dëgjueshmërinë qytetare do të ndalojmë integrimin e Malit të Zi në familjen e madhe të botës së lirë dhe demokratike.

Ne, studentët nuk do të ndalemi, do të organizojmë protesta të një pas njëshme dhe po qe se vazhdohet me këtë avaz të vjetër të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave tona ua bëjmë me dije të gjithëve se durimi jonë ka arritur në pikën e vlimit!!!
Dhe për fund që jo rastësisht e lash APELIN për  subjektet tona politike, “Luse te gjitha subjektet tona politike se kur jan në pyetje interesat tona kombëtare të harrojnë interesat e ngushta partiake dhe të jemi të bashkuar si sot.
Në emer të studentëve falenderoi të gjithë bashkëvendasit dhe bashkeatdhetarët tan qe iu bashkuan zerit të studenteve sot në këtë dit të madhe.

Në emer të studentve falenderoj Shoqatat tona në SHBA të cilat sot ngrijn zerin në Washington për të drejtat tona, gjithashtu falenderoj bashkatdhetarët tonë nga Malësia e Tuzit të cilët nau bashkuan sot dhe erdhen të jemi së bashku si dhe subjektet tona Politike Lidhjen Demokratike në Mal të Zi – Dega Plavë Guci dhe Unionin Demokratik të Shqipetarve Dega – Plavë-Guci si dhe Organizaten jo qeveritare Alpet Shqiptare për përkrahjen e kësaj proteste.

Lus që në mënyrë demokratike dhe paqesore të shperndahemi dhe të vazhdojmë aktivitet tona të përditshme.

Rrnoftë Plava e Gucia e  Ali Pashë Gucisë, Jakup Ferrit, Prëkë Calit.

 

Fotografitë: Alex Selimaj

protesta plave prill 2014 - 03

protesta plave prill 2014 - 02Fotografitë Albert Camaj

485532_653502564704140_5748905714571048392_n1016923_486423048151191_6862152317802293980_nDSCF3359

DSCF3360DSCF3361DSCF3363DSCF3367DSCF3370DSCF3375DSCF3377DSCF3379