Komuna në kuadër të Kryeqytetit është antikushtetuese

shkrelja-dukoviqProjekt-ligji për Kryeqytetin në të cilin ishte parashikuar që Tuzi/Malësia të jetë Komunë e Kryeqytetit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Malit të Zi, ka vlerësuar sot Komisioni Legjislativ.

Vendimi u mor me shumicë votash dhe është publikuar në ueb-faqen e Kuvendit malazez.

Ndryshimi i Ligjit për Kryeqytetin ishte iniciuar nga deputetët e DPS-së dhe Partisë Boshnjake: Halil Dukoviq, Nikolla Gegaj, Tarzan Milosevic, Miodrag Vukovic, Zana Filipovic, Zoran Jelic dhe Almer Kalac.

Anëtarët e Komisionit Legjislativ vlerësuan se edhe projekt-ligji për Organizimin Territorial të Malit të Zi, Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjit për Financimin e Vetëqeverisjes Lokale janë në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi.

Ishte ky edhe një skenar i manipulimeve të pushtetit të kryesuar nga DPS, i cili për vite me radhë premtoi komunën e Malësisë ashtu si çdo komunë tjetër.
Ndërkohë, në vend të Komunës, ata hapen negociata për një Komunë në kuadër të Kryeqytetit, në të cilat negociata pranuan të futën të gjitha subjektet shqiptare. Partitë shqiptare jo vetëm se pranuan të bisedohet për diçka më pak se të gjitha komunat tjera, por disa nga subjektet shqiptare edhe pranuan këtë propozim. /MALESIA.ORG/