Dukoviq: Nuk duam Komunë si të gjitha tjerat

halil-dukovicDeputeti i partisë më të madhe në pushtet DPS-së Halil Dukoviq, në një prononcim për gazetën Vijesti, në lidhje me statusin e Komunës së Tuzit/Malësisë, tha se ai nuk donë Komunë si të gjitha komunat tjera.

Dukoviq tha se nuk donë komunë si të gjitha tjerat, pasi sipas tij, shumica e komunave nuk janë funksionale dhe janë të varura nga shteti.

Ai theksoi se partitë politike të cilat kanë më shumë ndikim dhe vota të popullatës shqiptare së bashku me DPS-në kanë marrë një iniciativë dhe kanë ardhur deri te një zgjedhje e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve të Malësisë, dhe ajo është Komuna në kuadër të Podgoricës.

Në zgjedhjet e ardhshme, Halil Dukoviq do të jetë bartës i listës së DPS-së për Malësi dhe sipas informatave jozyrtare, ai do të jetë kandidat për Kryetarë të Komunës urbane të Tuzit./MALESIA.ORG/