UDSH sërish me DPS-në

UDSH-logoNë zgjedhjet lokale në Podgoricë, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) do të i bashkëngjitet koalicionit me DPS-në.

Në koalicion me DPS-në janë bashkuar edhe Partia Boshnjake, Partia Liberale e sipas gjitha gjasave edhe Iniciativa Qytetare Kroate do të bëhet pjesë e këtij koalicioni, shkruan Analitika.

Jozyrtarisht mësojmë se edhe në zgjedhjet në Komunën urbane të Tuzit, UDSH do të jetë në koalicion me partnerët e shumicës aktuale, DPS-në dhe Partinë Boshnjake. /MALESIA.ORG/