Në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Malin e Zi, e cila u zhvillua të ënjtën në Tuz, u pru vendimi që Malësia duhet të jetë komunë me të gjitha ingerencat si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi.
Ky qëndrim u votua unanimisht nga 19 anëtarë të pranishëm gjatë votimit.
Sipas këtij qëndrimi, praktikisht është refuzuar propozimi që Tuzi/Malësia të jetë komunë në kuadër të Podgoricës. /MALESIA.ORG/
Kumtesë për Opinion
Qëndrimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi për çështjen e Komunës së Malësisë/Tuzit
Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.04.2014, në Tuz, të thirur enkas për çështjen e statusit të Komunës së Tuzit, pas diskutimeve nga anëtarët e Këshillit dhe përfaqësuesve politik nga Malësia të ftuar në këtë mbledhje, në mënyrë unanime nga 19 anëtarët e pranishëm gjatë votimit, aprovuan këto përfundime:
I. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi mbështet formimin e Komunës së plotë me ingerenca të plota si kërkësë politike dhe demokratike e popullësisë së Malësisë/Tuzit dhe të shqiptarëve në Malin e Zi.
II. Vlersojmë, si lojra politike shtyrjen e plotësimit të kërkesave të deritanishme për Komunë, dhe që zvarritja e realizimit të këtyre kërkesave nuk është në përputhje me interesat e shqiptarëve në Malin e Zi.
III. Mirpritet çdo mënyrë që të arrihet vetëqeverisja e plotë lokale, me territor që është më i gjërë se treva aktuale e Komunës Urbane të Tuzit.
IV. Vlersojmë se afati i realizimit të kërkesave për Komunën e Malësisë/Tuz është viti 2014.
Kryetari,
Genci Nimanbegu
Ulqin, me 22.04.2014