“Miss Shqipëria 2014” në kalanë e Ulqinit! Kjo është marrëveshja e nënshkruar mes producentit Petri Bozo me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, për zhvillimin e konkursit “Miss Shqipëria 2014” në kalanë e Ulqinit.
Nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti, ku mbrëmjen e 27 qershorit në kalanë e bukur shqiptare do të kurorëzohet më e bukur e trojeve tona. Kjo është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë për zhvillimin e një eventi mbarëkombëtar.
Një pjesë e opinionit publik si dhe spektrit politik në Mal të Zi, këtë lajm e pritën si provokim duke e lidhë këtë si një promovim i Shqipërisë Natyrore dhe politikës së Koço Danaj. /MALESIA.ORG/