Koncert: Shkëlqeu Ansambli “Shqiponja” (foto+video)

Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -01Të martën e kaluar, në QKI Malësia në Tuz, Ansambli Shqiponja nga Tuzi shfaqi koncert me rastin e festës së Pashkëve dhe 5 vjetorit ekzistence të këtij ansambli.

Përpos shfaqjes së shkëlqyer të Ansamblit Shqiponja, para publikut u shfaqën edhe lahutari Januz Delaj dhe Studentët e Akademisë së Arteve – Dega e Muzikës në Shkodër.

Koncerti filloi me një minutë heshtje për të ndierët Agron Lulgjuraj, Damir Gjokaj dhe Kristofer Junçaj të cilët humben jetën tragjikisht.

 – – –

Koncert me rastin e festës së Pashkëve dhe shënimit të përvjetorit më 22 Prill, në QKI MALESIA në Tuz – Malësi e Madhe (pjesa nën Malin e Zi).

– Ishte dashur një punë e angazhuar e veprimtarëve kulturorë dhe e shumë intelektualëve shqiptarë në Malësi në përpjekjen e arritur për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar në këtë kohë plotë furtuna në Mal të Zi, furtuna këto që mëtojnë ta godasin dhembshëm dhe ta dobësojnë malësorin, që ishte dhe po mbetet i fortë si guri i malit Deçiq, që mban me krenari flamurin e ngritur nga atdhetari Dedë Gjon Luli.
Ky truall etnik shqiptar në përpjekje për ta ruajtur identitetin e tij dhe dashurinë mes rinisë për të kaluarën historike dhe vallën e këngën e bukur malësorçe kishte formuar Shoqëri Kulturore, që mblidhnin si hoje bletësh rininë dhe të moshuarit për të kultivuar e mbajtur gjallë atë këngën për krye krahut, atë për Norën e Tringën dhe vallen me hap kreshnik. Këto shoqëri ishin bërë diga të forta të mbrojtjes së këtij trualli shqiptar nga nga tendencat e vazhdueshme asimiluese që vinin e nuk pushojnë së ardhuri nga Podgorica. Këtyre digave iu shtua para pesë viteve edhe Ansambli SHQIPONJA, që po bëhet mburojë e fortë e shqiptarizmës kudo në Malësinë e Madhe dhe në trojet shqiptare në Mal të Zi. Ky Ansambel është edhe një vlerë e madhe kulturore. Ai do të ruajë me besnikëri e do të kultivojë me dinjitet gjitha vlerat shqiptare të këtij trualli etnik. Me ketë Ansambel do të jemi pjesë edhe e manifestimeve shqiptare kudo në trojet etnike. Ky Ansambel është themeluar prej të rinjve të talentuar të Malësisë së Madhe me qendër në Tuz, që nga mosha 5-30 vjeçare, pa dallime përkatësie, gjinore, fisnore, fetare, ekonomike, shoqërore dhe krahinore.

Ansambli SHQIPONJA është e vetmja Shoqni Kulturo Artistike në Malësi të Madhe e cila jep koncertë me muzik të gjallë (Live), poashtu paraqitet edhe me pjesën burimore dhe të stilizuar. Në orkestër ka më se 30 vegla të ndryshme muzikore, si burimore poashtu edhe klasike, si.psh:
Çifteli, sharki, fyell, bilbil, gurë, tokëza, rrakëtake, rrekëza, gërrëza, tepsia, lugë, tingëza, këmborë, dajre – def, lodër – daulle ose tupan, bobla, zymare…Piano, klaviatur, violin, kitar, fizharmonik, klarinet, kontrabas, pan flaut etj.
Ansambli është i themeluar me një qellim të qartë, që me programin e vet do të sjelli perherë te bashkëatdhetarët tanë zërin e këngës shqiptare, melodinë e lahutës, fyellit, çiftelisë, në trojet tona etnike Shqiptare, si dhe në diasporë, që për fat të keq, dita-ditës po harrohen, në mënyrë që ti bëjmë ballë sa më shumë asimilimit këtu në Malësi, që ti ringjallim këngët, vallet si dhe ta ringjallim melodinë shqiptare. Pra t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë si sytë e ballit, gjuhën, traditën malësore dhe historinë tonë të kristaltë shqiptare.
Gjithë ketë angazhim kulurorë antarët e Ansamblit e bëjnë nga kontributi i vetë!

Falënderime për z. Shtjefën Ivezaj dhe sponsorët e koncertit: Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Detroit, Shoqata Dedë Gjon Luli – New York, Forumi Demokratik për Integrim (FDI), Nrekë Gojçaj, Vasel Ujkaj, Xhevdet Axhoviq dhe sponsorin gjeneral z. Marash Nucullaj i cili pas koncertit sponsorizoi dhe darkën në restorantin Verdi.

Antarët e Ansamblit SHQIPONJA:
1.Anton Pllumaj
2.Agron Pllumaj
3.Nikolina Bojaj
4.Emanuel Ulaj
5.Bert Berishaj
6.Ardijan Gojçaj
7.Berta Berishaj
8.Gabriel Camaj
9.Dijana Lekoçaj
10.Maria Lucaj
11.Gregory Camaj
12.Amanda Berishaj
13.Robert Bojaj
14.Lindon Vulaj
15.David Lekoçaj
16.Antigon Gjokaj
17.Driton Gjokaj
18.Aleksander Bojaj
19.Aleksander Vulaj
20.Nika Berishaj
21.Vilson Pllumaj
22.Prëla Gojçaj
23.Monika Gojçaj
24.Natallia Gojçaj
25.Damir Dibra
26.Ilirijana Gojçaj
27.Gjon Vulaj
28.David Ivezaj
29.Toni Gojçaj
30.Valentina Vulaj
31.David Gojçaj
32.Sandra Vulaj
33.Albert Gojçaj
34.Bernard Hasanaj
35.Kristjan Vulaj
36.Kristofor Vulaj.
Ansambli SHQIPONJA bashkpunon me Studentat e Akademis së Arteve – Dega e Muzikës në Shkodër (Shqipëri).
1.Xhulio Gjeçaj
2.Zamira Elezi
3.Kristjan Gajtani
4.Jozef Palushani
5.Daniel Rudaj.
Udhëheqësia e Ansamblit SHQIPONJA: Agron dhe Anton Pllumaj.

Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -14

Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -13 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -12 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -11 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -10 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -09 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -07 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 - 08Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -06 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -05 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -04 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -02 Ansambli Shqiponja koncer 22 prill 2014 -01

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto: Bernard Hasanaj – Video: Vera Berishaj, Martin Gojçaj