(apo, ‘njëqind emra për një grusht popull’)
“Malësorë”… Shpesh e sheh në shkrimet shqipe. E përdorim si pa të keqe… Dhe me një naivitet t’ pa shoq… Madje madje shpesh herë edhe me krenari… Fare të pavetdijshëm për kurth dhe konspiracion që ngërthen në vete përdorimi i tij. Emertim ky që në fakt mund të përdoret (si emer rajonësh të caktuara shqipëtare) por me shumë kujdes. Dhe fare hiç në raste kur bëhët fjalë për një komunitet rajonal të popullatës shqipëtare kudo!
Jemi duke e afirmuar dhe duke e rrënjosur përdorimin e një emërtimi i cili me kalimin e kohës merr ngjyrime të një etniteti të mëvetshëm nga trungu shqipëtarë. Mos t’ jemi të pakujdesshëm dhe të hamendësojme se, ‘bah, kjo nuk ka gjasa të na ndodhe neve’. Evoluimet -‘kapërcimet’ e tilla nuk ndodhin për një a dy gjenerata. Si të tilla, komplekse dhe dinake që janë, marrin kohë dhe, meqë ndodhin në një periudhë më të gjatë kohore, secili për së gjalli të vet mund të thot, ‘jo more, s’ka gjasa të ndodhe kjo’.
Në fakt, ndodhë, dhe, kur gjenerata e fundit e ketij ‘kapërcimi’ të ngadalshëm dhe të qetë e konstaton se ‘kalimi andej’ tashmë është punë e kryer, atëherë është vonë për kthim mbrapa. Shembuj për këtë ndër ne sa të duash, dhe si një ndër më të freskët mund ti marrim ‘boshnjakët’, të themi ata të Plavës dhe të Gucisë. Me vesh të mij e kam ndëgjuar ‘boshnjakun’ e Plavës, të thot: “O burr, e di se kemi qenë shqipëtarë, por, aman, na leni vëlla të jemi ky *uti që jemi tani”.
Mos të harrojmë, emërtimi “Malisori’, duke e mbështetur “veçorinë” e kësaj popullate shqipëtare në Malsinë e Krajës, Tuzit dhe gjetiu në Mal të Zi, me kinse argument shtesë të përkatësisë religjize te kesaj popullate, (‘katolik’ – ky kinse ‘argument’ me të cilin manipuluesit me këtë fakt përpiqën të deshmojnë se “këta jan ndryshe nga ata tjerët”, kurse atyre ‘të tjerëve’ ua fusin ujin nën këmbë duke e theksuar dhe afirmuar “veçorinë” e tyre religjioze muslimane) në publicistikë, në vokabular jozyrtar politik, dhe në një pjesë të publikut të gjërë malazias, tashme ka marr kontura të një ‘etniteti ndryshe’ nga Shqipëtarët. (Gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, kishte edhe vetdeklarime publike të individëve të shquar nga arti dhe kultura atje të cilët pa ngurrim afirmonin vehtën si “Malsorë dhe jo si Shqipëtarë”. “Mi smo Malisori, mi nijesmo Albanci”- thoshte “Zef Ujk Gali – његово име на албанском језику, dok PREVEDENO на српски, Зеф Дедивановић” –Wikipedia).
Një naivitet i yni kësi soji, një shkurtpamësi tipike për neve, ka bërë që gjatë historisë sonë të biem në gracka të ngjashme të pranimit dhe të përdorimit të emertimëve që na i kan gatuar fqinjët tanë shekuj me radhë. Si rezultat, sot kemi më shumë emra për vehtën se sa qe ka emra për të gjith fqinjët tanë greko-sllav s’bashku në Ballkan.
Dikush mbase do të argumentojë se fjala është për popullatë e cila jeton në vise të larta malore, dhe se kjo nuk ka të bej fare me etni. Mirëpo, kur bëhet fjalë për ‘malsorë’ të tyre – malaziase, përdorimi i emërtimit analog për ‘Malsorë’ në gjuhën malazeze dhe serbe – “brdjani” (vien nga fjala ‘brdo’ që ka kuptimin e kodrës apo malit) pothuasje është përjashtuar në tërsi. Në literaturë të vjetër të tyre këtë emërtim edhe kemi mundur ta hasim aty këtu, mirëpo edhe pse fare mirë dihet se një përqindje e madhe e popullatës malaziase (sipas kriterit gjeografik të banimit dhe të prejardhjës) janë “brdjani” (malsorë), këtë emërtim, ata për vehtën e tyre, me kalimin e kohës dhe pothuajse në tërsi, e kan hequr nga përdorimi.
Natyrisht, është fare e kuptueshme se tërsia kombëtare ruhet edhe me përdorim këmbëngulës të vetëm një emërtimi të përbashkët dhe duke përjashtuar emërtimet sipas rajoneve, emrave fisesh e të tjerë, gjë që do të ishte e dëmshme për terësinë kombëtare të etnosit dhe të shtetësisë malaziase. Prandaj s’është e rastësishsme që për vehtën e tyre e kan hequr nga përdorimi emërtimin ‘brdjani’, Bokelji, Kotorani (ana e Bokës së Kotorrit) dhe ngjashëm. Mirëpo, për dallim prej Malazezve, përdorimi i emërtimit ‘malsorë’ tek shqipëtarët është i pranishëm, s’bashku me një bollak emërtimësh tjera të cilët pa ngurrim fare i shtiem në përdorim të përditshëm si ai, Toskë, Gegë, Kosovar, Malsorë, Arvanitas, Çam, Arbëresh, Arnaut, Arnavut, etj.
Madje madje, politika malaziase, nëpërmes mediave dhe publicistikës, bën përpjekje që edhe etniteteve tjera jo malaziase t’ua ‘mbushë mendjen’ se jan “Crnogorci” veçse, këtyre, kinse me qellim të rrespektimit të veçorive të tyre, u ‘lejohet’ përdorimi i prapashtesës perkatëse religjoze – musliman a katolik. Për shqipëtarët ortodoks ne Mal të Zi as që bëhët më fjalë sepse këta tashmë janë gëlltitur dhe shkrirë në tërsi në ‘Crnogorci’ (fiset Bjelopavlići, Vasojevići, Kuči, Šalići, dhe shumë të tjerë). Si rezultat i kësaj dinakërie në Mal të Zi sot e kemi gjithnjë e më të theksuar paraqitjen e deklarimit të një numri deri dje “boshnjak” dhe “Musliman”, sot si “Crnogorac muslimanske veroispovesti” (Malazias i religjionit mysliman). Këtë ‘pykë’ të diverzitetit (lexo çarjës) të identitetit kombëtar, në kombinim me masa tjetra, ka kohë që mbrefin edhe për Shqipëtarët atje, gjë që në një masë edhe ka dhënë rezultate! Tani, në kushte të ‘demokracisë’ dhe të shumëpartizmit politik, me afirmim të programeve politike kinse qytetare, ku një numër shqipëtarësh atje pa hamendje ia japin votën DPS-it të Milo Djukanovic-it, të joshjës së votës shqipëtare në parti politike si ajo e “Pozitivna Crna Gora” (Mali Zi Pozitiv) me lider shqipëtar në krye, me stimulim të krijimit të ‘njeqind partive për një grusht shqipëtarë atje’, me afirmit të emërtimeve të ‘reja’ (në fakt të vjetra) si ‘Malisori’, me ruatje të prapashtesave sllave të mbiemrave (vić, ić dhe ngjashëm), me adaptim dhe ‘përkthim’ të emrave të përvetshëm ku Vaseli bëhet Vaso, Pjetri – Pero, Luigji – Ljubo dhe Krista – Krsto, të gjitha këto në kombinim me kufizime drastike ligjore për përdorim të simboleve kombëtare dhe me projekte të gjoja parqeve nacionale ku përfshihen pronat shekullore të shqiptarëve, dhe me masa të njashme, kan vetëm një qellim: fillimisht dobësimin dhe defaktorizimin, kurse më vonë edhe çbërjen dhe përfundimisht pastrimin etnik të qetë të shqipëtarëve nga trojet e tyre mijëravjeçare në Mal të Zi.
Shqipëtërët në Mal të Zi janë popull autokton në ato troje prej para Krishtit, më të vjetër se çdo etnitet aty, dhe nuk kan se pse të ndihën si ‘mysafir’ në shtetin e Malit të Zi. Duke marrë për bazë ‘gjeografinë’ shtetrore dhe politike ekzistuese si një realitet, ata duhet të insistojnë me çdo kusht, që t’ia mbushim mendjën pike së pari vehtës pastaj edhe të tjereve, se shteti i Malit të Zi është shtet i tyre, natyrisht i përbashkët me të tjerët, dhe të kërkojnë prej tijë të jet në funkcion të mirëqenjës të plotë edhe të tyre. Dhe ta vetëdijësojnë atë, shtetin e Malit të Zi, dhe tërë opinionin ndërkombëtarë se egzistenca e këtij shteti varet prej rrespektimit të kësaj premise. Porosia e shqipëtarëve atje duhët të jet më se e qartë:
Shqipëtarët në Mal të Zi nuk kan asnjë arsye që ta duan Malin e Zi më shumë se që i don Mali i Zi ata!