“Teatri shqip” nga Malësia ishte mysafir i publikut kosovar

IMG_5723Para disa ditëve, respektivisht me datën 25 dhe 26 prill “Teatri shqip” nga Malësia ishte mysafir i publikut kosovar. Teatri në fjalë me datën 25 prill mori pjesë dhe njëherë hapi manifestimin tradicional “Zëri i Vëllazërisë” i cili mbahet vite me radhë që qytetin e Pejës. Para publikut pejan Teatri shqip nga Malësia shfaqi pjesën teatrale “Britma e një Gruaje” të autorit Fadil Kraja. Regjinë e kësaj drame e ka bërë regjisori Idriz Gjokaj, derisa të njëjtën me sukses para publikut të shumtë e prezantuan amatorët nga Malësia.

Të përkujtojmë gjithashtu se në kuadër të pjesëmarrjes në qytetin e Pejës disa përfaqësues nga shoqatat e shumta pjesëmarrëse ishin mysafir të kryetarit të Komunës Pejës z.Gazmend Muhaxheri. Nga Malësia në takim me kryetarin ishin kryetari i “Teatrit shqip”, Marash Dedvukaj, pastaj Palë Dreshaj dhe Albert Camaj, të cilët në këtë rast njoftuan kryetarin me situatën aktuale në Malësi dhe problemet me të cilat ballafaqohet ajo.

Nga ana tjetër kryetari i Pejës me vëmendje përcolli prononcimet e Malësorëve dhe deklaroi se do të mundohet sipas mundësisë të ndihmojë në zbutjen e problemeve me të cilat ndeshen shqiptarët në Mal të Zi si dhe do të ndihmojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin kulturor me vëllezërit nga Malësia. Ditën e dytë Teatri vazhdoi të jetë pjesë e organizimeve të shumta të Pejanëve, respektivisht të plan programit manifestiv me vizitën që ju bë Istogut dhe monumentit të dëshmërëve të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës. Me këtë rast të gjithë të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës Istogut z.Haki Rugova.

Teatri pas këtij vendi vizitoi qytetin e Klinës dhe së bashku me përfaqësuesit e tjerë nga vendet e shumta shqiptare nderuen truporën e Nënës Tereze në këtë vend dhe morën pjesë në orën letrare e cila poashtu ishte ishte në kuadër të manifestimit “Zëri i vëllazërisë”. Edhe në këtë vend mysafirët e shumtë i priti kryetari i Komunës së Klinës z. Sokol Bashota. 

Të përkujtojmë se me organizatorët e shoqatës Kosovë Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” njëherë organizaator të krejtë manifestmit kulturor teatri Shqip u nda në Klinë për të vazhduar kështu në Prishtinë , ku edhe shfaqën pjesën teatrale në Teatrin Dodona. Në fund ju njoftojmë gjithashtu se anëtarët e Teatrit ishin mysafir të ambasadës Malazeze në këtë vend të cilët i priti ambasadori Radovan Milanic.

 

Marash DedvukajIMG_5699IMG_5705IMG_5713

IMG_5702IMG_5723IMG_5724IMG_5725IMG_5727IMG_5728IMG_5730IMG_5732IMG_5735IMG_5745IMG_5748IMG_5749IMG_5751