Tuz, Malësi (08/05/2014) – Gjendemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe si zakonisht realizimi i atyre pak punëve të cilat bëhen në Malësi, është pikërisht koha para zgjedhjeve. Është kjo metodë e shumë-përdorur e partisë në pushtet DPS – Milo Djukanovic e vjeljes së votave.
Më poshtë mund të shikoni fotografi në të cilat vërehen bagerë të cilët po hapin kanale vetëm disa metra larg nga ndërtesa e Komunës urbane të Tuzit. /MALESIA.ORG/