KF “Malësia” fiton ftesën për pjesmarrje në turnamentin jubilarë nderkombetarë në futboll “Sportshop ANTON Cup” që mbahet në Stuttgart të Gjermanisë.
Vlen të ceket se në kuader të aktiviteteve për afirmimin e sportit dhe parandalimin e narkomanisë KF”Malësia” është pjesmarrëse në gara dhe në manifestime vendore dhe nderkombëtare.
Në kuader të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në frymen e luftës kundra rasismit në futboll edhe këtë vit kanë ftesë që që të jenë pjesmarrës në turnamentin prestigjioz nderkombëtar të futbollit i cili do të mbahet prej 8-10 korrik në Stuttgard të Gjermanisë ku pjesmarrës do jenë ekipet nga Italia. Austria, Gjermania, Belgjika, Franca, Hungaria, Zvicra, Holondia, Polonia, Kosova, Serbia, Bosna dhe Hercegovina.
Vitin e kaluar KF”Malësia” ishte pjesmarrëse po në këtë turnament, ku në konkurencën e mbi 110 skuadrave nga mbarë Europa KF”Malësia” arriti një rezultat të shkëlqyeshëm duke e nxënë vendin e 5-të dhe atë në konkurencën më Bayern Munchen, Stuttgard, Hofenhajn, Austri etj.
Siç na njofton trajneri i KF”Malësia” David Camaj, këtij viti ende nuk kan vendosur a do të marrin pjesë në këtë turnament për shkak se shpensimet janë të larta dhe KF”Malësia” gjindet në kushte të vështira financiare.
/Albert Camaj/