Të dashur lexues të portalit malesia.org, me informuan miqtë e mi nga vendlindja dhe diaspora, për një tekst që ka dalë nga Kryetari i një Teatrit, pjesë e të cilit isha dhe unë. Në fund të tekstit thuhej se trupa e Teatrit u prit në Prishtinë nga Ambasadori i Malit të zi, çka është një e pa vërtet e madhe.
Unë isha informuar se Teatri është përgjigj ftesës së Shoqatës “Zëri i Vëllazërisë Kosovë Malësi e Madhe” që mbanë emrin e birit tonë të ndjerit dhe të nderuarit Martin Dreshaj.
Atje ne muarem pjesë me Dramë të cilën e shfaqëm në Teatrin Jusuf Gervalla në Pejë.
Të nesërmen muarëm pjesë në takime tjera në Istog, Klinë, lamë pa shkuar në Glloxhan dhe pa u takuar me familjen Haradinaj, familjen e Ramushit dhe dëshmoreve Luanit dhe Shkëlzenit, sepse kështu pruni vendim udhëheqësi i grupit. Të gjitha këto takime, koncertet ore letrare dhe ekspozitë fotosh, organizoheshin në kuadër të Manifestimit Zëri i Vëllazërisë “Kosovë Malësi e Madhe”.
Destinacioni ynë i radhës ishte Prishtina, dhe duket se çdo gjë paska pas qenë e koordinuar nga Podgorica, të shkohej atje më herët vetëm që të shkohej ne takim me ambasadorin, dhe të delej me kumtesë për shtypë, dhe kështu të kompromitohet Folsi i Protestës, dhe antarin e FDIsë, por kama ime për asnjë çmim nuk hynte në ambasadë, sepse para se me qën organizator Protestet dhe anëtar i cilës do organizatë, jam djalë Hotit e djemtë e ti janë pjek ndermjet gjarmeve, për besë të zotit dhe anmikut mik nuk i kane thanë kurrë.
Ata që sot po lëvdohen se u takuan me ambasadorin ishin në një numër të vogël sepse shumica nuk prenuan të hyjnë në ambasadën kriminele të Malit të Zi. Ata që pretendojnë te bëjnë takime të këtilla, dhe të luvdohen me to le të vazhdojnë, Malësia sot dhe Historia nesër ka me i gjykua.