Njoftim – Promovimi i librave të Gjylaver Avdiut

libraShoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” njofton të gjithë komunitetin shqiptar në Detroit se me dt. 05.18.2014, ditën e diel (ora 02:00), në ambientet e Kishës së Shën Palit, organizon promovimin e dy librave të shkrimtarit shqiptar nga Ulqini z. Gjylaver Avdiu; romanit me titull “Rrefimi” dhe të librit me publicistikë “Pararoje e Lirisë”.

Të dy këto libra sipas kritikës letrare dhe të disa lexuesve në komunitet, janë të një niveli bashkohor të cilat përshkohen nga fillimi në fund nga ngjarje reale dhe me një kompozim të bukur artistik e emocionues, që përshkon gjithë jetën e dhimbshme politiko-shoqërore por dhe patriotike të shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta nën Mal të Zi.

Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe – Detroit