Fushata e korrjeve dhe shirjeve te votave ka filluar me goditje te perqendruar ne Malesi te Madhe dhe ne Kosove. Vendi eshte flakeruar nga posterat, premtimet, logot, fotografite, qe po e lamburisin vendin edhe pse mungon drita e shpreses se shpirtit te votuesit. Lule shumengjyreshe qe u mungon tik-taku i zemres se atyre qe i vene ne memorial, i shikon tani kodo ne cdo pllake e ne cdo mbishkrim. Nje amalgame fjalesh, dekleratash e coroditjesh ngrihen si tollumbacet ne qiellin e votes se lire. Mashtrimi eshte ulur kembekryq ne oden e madhe te shqiptarit. E ky shqiptar ne vend qe te jete i vemendshme si kapiteni ne nje det te hapur me furtuna te zeza qe kerkon bregun, pra te nxehet e te fohet ngadale ne ujet e kripur te jetes, ben te kunderten. Dyqanet e luleve dhe te kopshteve private kane nje biznes te majm keto dite maji. Buqeta te fresketa te krahasuara cuditerisht me sublimin e heronjeve dhe martireve vihen me perulje kurrizi prane varreve te tyre. Kjo perulje nuk ka brenda respektin per gjakun e derdhur te tyre per lirine e tokes arberore, por eshte e njejte me peruljen ndaj servilizmit te karrikes se pushtetit. Te rinje qe veshin bluza me mbishkrime partishe te duken si glaca korbash ne syte e lirise. Eshte pranimi i glacimit te se ardhmes ne mushkerite e semura nga azma politike, te cilat dikur merrnin fryme nga heroizmi i pushkes se maleve…
Ne Malesi te Madhe eshte rritur se tepermi rendimenti i partive si numer, te shkordhura ne moral atdhetar. Me shume ka parti politike qe zgjahen ne premtime, pa realizime ne nje toke qe tkurret nen zingjire te roberise si kanace koka-kola e shtypur nga nje kembe pijaneci e nga nje qizme pushteti. Me shume parti, politike se bereqet dhe ngastra. Ne, duke i shkuar mbrapa karroces te se keqes e kemi te veshtire ta flakim kete gerdalle qe na pengon rrugen.
Enderra e tyre e trishte eshte e njejte pa njesi “Tuzin komune te pavarur nga Podgorica” Te gjithe ashtu e duan ne emisione televizive ne kamera dhe vagonin e tyre e kycin naten ne trenin e qeverise. A do ta kene malesoret e Malesise se Madhe Prefekturen e vet teritoriale shqiptare natyrale, me ate toke qe ka shijen e kripes te detit te vet dhe te gjakut te te mijrave te reneve per kete shkemb ne nje cep te Ilirise?! Kjo nuk kerkohet, por vetem komuna qe punesimi i administratoreve te mos jete 13 veta po rrogen e torbes se qeverise ta marrin 30 veta. Dikur i merrnin femijet me shall pioneri dhe me grusht qendronin para varreve te deshmoreve te ngulisnin tek ata kujtimin e pa shuar te tyre. Nepermjet mjeteve te lira Malesia. org , Albdreams.net dhe televizioni Boin me profesionalizmin dhe kurajon jo vetem qytetare , por edhe kombetare, po na vjen fytyra e vertete politike te Malesise deri ne SHBA. Te turbulluar edhe ketu nga klane fisnore, kanunore ne lugun e mullirit te te huajit po rrjedh uji i bjeshkeve tona. Femije pra te veshur me ngjyra partishe, qe ua kane rrudhur lekuren e bute te sinqeritetit si bardhesia e kullave malesore, shetisin pergjate Tuzit dhe njerez te moshur kafeneve apo tregut te qytetit qe picerrojne syte nga ndrydhja e drites. Politika mundohet te perdore karremin ndaj intelektualeve kur u duhet vota si prushi qe u mungon votrave, nderkohe gjate gjithe kohes e ka pare si rrezikun me te madh ne karrierizmin e tyre. Politika pra kurr nuk ka kerkuar qarkun apo prefekturen shqiptare ne Mal te Zi, te nje harte kadastrale sipas dokumentave te kohes se Pavaresise se Shqiperise apo sipas akademise se gjeneralit me qeleshe te bardhe, si nje e drejte legjitime. Ajo kurre nuk ka kerkuar qe ne kete qark te tokave shqiptare per femijet e tyre te celet universiteti shqiptar ne Tuz apo Ulqin, ku petagoget te vinin nga Kosova apo Shqiperia te mesonin bijte e tokes se tyre. Keshtu vizioni i ndryshkur i politikes do te sfumohej nga dituria e kohes, e cila e ndihmuar nga zgjuaresia natyrale e malesoreve do te bente cudira.
Kam degjuar se politika e Shqiperise u thote te dalin ne zgjedhje. Te dalin pra si bagetite nga frika e ujkut te eger per gjak shqiptari, jo per te zgjedhur ne favor te jetes se tyre, por per te plotesuar tekat e atij postulati te verdhe “marredhenjet midis dy shteteve i kemi te shkelqyera” Kjo ndodh per sy te verber dhe jo per ata qe pertej cipes se hekurt nuk u eshte shterrur burimi. Shpata eshte symbol i trimerise e ndersa dija eshte perendeshe e drites dhe e fuqise. Te dyja keta nuk kane shterrur ne shqpirtin e shqiptarit. Mbi tavoline e ne podium mikrofini ne diaspore jane te gjithe qe te jete nje unifikim i shqiptareve ne Mal te Zi, por nen tavoline ne mbas shpine grupacionet favorizojne e sponsorizojne lider te vecanta politike gje qe e ka bere tymnajen te zere me trashesine e vet driten e diellit.
Si ne Malesi te Madhe dhe ne Kosove politika e ka filluar fushaten e korrjeve dhe shirjeve te votave ne pranvere ne kohen e mbjelljeve, por ata qe nuk mbollen asnje bime e asnje peme per gjelberimin e shpirtit te lire te shqiptarit po korrin e po shijne vota per karrike. Ajo zbret tani ne lendine ne rruge ne pragje pa kollare. Ende nuk e kam te qarte se perse e zgjidhin ate kapister kali, kerkuesit e votave?! Qe kollaret te ja hedhin ne qafe votuesit e me te ta terheqin zvarre?!
Politika shqiptare dhe kosovare per te dejtat e shqiptareve ne Mal te Zi, perkundet ne djepat e “marredhenjeve te shkelqyera” duke pire tamel ne bibronin e ndrikullave te atyre qe na shkelen shpesh here besa me firmen e dores tone!
Shpirtit i revoltes nder shiptare te Malesise duket se eshte i venitur. Frika per ta thene ne kohen e duhur te verteten i ka mbushur syte e lirise me sklepa te zinje sa flamuri kombetar ne zyra partishe duhet te flakerije! A mund te jete vella malesor partia me e madhe se nje komb?! Mullani ma i madh qe do te kulloje qelb eshte sot Karabush Kopole. Si mund te ndodhe qe nje kuvend shqiptar ne prag te zgjedhjeve dhe jo zgjidhjeve, ta njohe bashkesine, token e Dheut te Zi shqiptare si te tyre dhe te nderroje emrin e saj me sy ne balle?! Mos e kerko lirine duke shitur apo tjetersuar token! Politika shqiptare hesht se heshtja eshte prodhim i te shkuares qe te ve edhe ne pushtet per te vazhduar heshtjen si nje rit i kapotes diktatoriale.
Eshte mekati me i madh edhe per ata patriote qe ceshtjen malesore e konsiderojne ceshtje te saj dhe jo kombetare. Kjo teori dhe praktike e gabuar e ka ftohur zjarrin e mangallit te energjive dhe e ka erresuar kahjen e shfrytezimit te qellimeve pozitive te cdo shqiptari kudo qe ndodhet. Promovimi i kesaj ceshtje ne shtypin dhe administraten Amerikane i ka rene densiteti. Pevoja e Kosoves ekziston po ketu ne diaspore tani duan dekorata e lavderime, duke shkeputur lidhjet me kongresmenet dhe senatoret amerikane. Secili grupacion politik, pa asnje peshe politike, as san je guralec salli, kerkon qe ai te jete lokotiva dhe te tjeret vagonat. Ne kete boshllek vepron me nje zgjuaresi te madhe politika malazeze qe duhet pranuar se eshte dhe ka qene ne nje nivel te larte te shteteve me te zhviluara europine. Ata duke qene te vegjel e dine shume mire te zene miq te medhenj. Asnje perfaqesi nga diaspora shqiptare e Amerikes nuk ka mundur te behet bashke qe me nje kongresmen apo senator amerikan te zhvilloje nje turne ne Malesi dhe te takoheshin me faktorin shqiptar dhe qeverine malazeze, por vetem sa protestojme ne bulevardin e hapur per te na mbetur zani ne ato pllaka te ftohura te shetitores se lire.
Shkrimet qe na pecjelle Albdreams.net, Malesia. org studio e hapur e tv Boin jane nje trokitje ne gurin e kalase se ndergjegjes kombetare, nje zgjim rinor qe duhet kuptuar se fushta e korrjeve dhe shirjeve te votave perseri do ta gjakose me trenen e metalte kurrizin e shqiptarit. Njerez mbushni uje ne syrin e kalter qe te mos i keni pulmonet me infeksione politike!