Zgjedhjet Lokale – “Lista për Tuz”, Muhamed Gjokaj

Muhamed GjokajLista për Tuz, Muhamed Gjokaj – pjesë e koalicionit “Për Tuzin Evropian – Milo Djukanovic”

-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?

Sa i përket fushatës parazgjedhore, atë e vlerësoj si korrekte dhe një ndër fushatat më të qeta, retorika e liderëve ishte në nivel të asaj që në politik quhet e lejueshme. Vërtet se kishte ca fjalë që stë bien mire kurë i dëgjon, por duhet me dinjitet ti përballosh edhe akuzat, derisa je fytyrë politike Siç e keni vërejt edhe ju vet nga komentet e shumta nëpër portale të ndryshme, isha politikani më i komentuar nga të gjithë, madje disa herë për gallatë u kam thënë vetë liderëve politik “si mundë të ngjajë kjo, që një kandidat që renditet në vendin shtatë në një listë është më i komentuar e më atë do të thotë edhe më i famshëm se edhe vetë mbartësi i listës apo mbartësit e të listave të tjera“. Por kjo për mua do të thotë se pritshmëritë nga unë janë më të mëdha, gjë që më jep kurajo dhe motivacion që në të ardhmen të angazhohem më shumë në realizimin e të drejtave tona.

-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?

Gjendemi para zgjedhjeve lokale të 25 majit, që sipas shumë analistëve politikë vlerësohen si zgjedhjet më të rëndësishme që nga referendumi i pavarësisë së Malit të Zi që u mbajt në 2006 situatë e cila i bën shqiptarët faktor kyç në përcaktimin e fituesit në këto zgjedhje. Në këtë rast neve edhe si lider politik por edhe si votues deshte sdeshte na imponohen dy rrugë, të përkrahim atë që garanton: siguri, stabilitet ekonomik dhe politik, realizimi i ëndrës sonë për fitimin e statusit të plot të Komunës së Tuzit, si dhe integrimin në familjen Euroatlantike e që pasqyrohet me atë çfarë promovon lista në të cilën jam pjesë e saj, apo rruga tjetër që promovon atë çfarë pamë në Beranë e që të gjithë ne menduam se ishte e kaluara jonë, e përfytyruar në Frontin demokratik, liderët e të cilës listë në vitin 2008 organizuan protesta, madje edhe mbajtën greva urie kundër vendimit të qeverisë së Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pasi që ishte moment mjaft i volitshëm, që shqiptarët të përfitojnë më shumë se kurrë nga kjo situatë, bëra disa kontakte dhe përpjekje për bashkimin e faktorit shqiptare më lider politik të subjekteve më të mëdha shqiptare që veprojnë në Malësi. Kjo iniciativë kishte qellim të bashkimit të spektrit politik shqiptare si force relevante politike e cila do të ishte faktor përcaktues në Podgoricë. Kisha shpresë se liderët tone do të kapin këtë moment politik dhe kuptojnë mesazhin tim, por kjo nuk ndodhi dhe çdo njëri shkoj për hesapin e vet edhe për faktin se janë në koalicion qeverisës në nivel shtetëror me Partinë e Demokratike të Socialistëve.

-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?

Besoj se është normale të bashkëpunosh me subjekte në të cilën listë merr pjesë, por nuk përjashtoj mundësinë që subjektet tjera shqiptare të na bashkohen, sepse kemi të njëjtin pikësynim e ajo është realizimi i të drejtës për një vetëqeverisje lokale të Tuzit e definuar me ligj.

-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?

Pasi që jam i vetmi lider politik që nuk kushtëzoj hyrje në koalicione për poste e pozita, madje as nuk kam ndonjë post, ashtu që nuk e di nga çfarë të dorëhiqem. Por për hire të opinionit, unë do të them se cilat ishin kushtet për hyrje në këtë koalicion, pra të vetmin kusht, e kisha që ne si koalicion të ecim së bashkut drejt fitimit të statusit të komunës së plotë të Tuzit dhe në vend të pozitave që do tu takojnë Listës për Tuz është punësimi i të rinjve tonë Malësorë në Podgoricë, por ashtu edhe në administratën e re të Tuzit, gjë që jam i bindur se do të realizohet.

-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?

Mbartësi i listës, së cilës jam pjesë është Halil Dukaj, madje do kisha dashur, që mu ai të jetë edhe kryetari i ardhshëm i Komunës së Tuzit, sepse është person që në bagazhin e vet politik mbartë përvoje të mjaftueshme, që së bashkut me të Komunën urbane të Tuzit ta shndërrojmë në Komunë të Plotë.

-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?

Jam i bindur se hyrja ime në këtë koalicion do të kontriboj dukshëm në përshpejtimin e fitimit të komunës së Plotë. Prandaj ftesën për koalicion nga ana e Partisë Demokratike të Socialistëve e përjetoj si vlerësim dhe mbështetje po të atyre qëndrimeve të cilat ishin edhe arsye për hyrjen time në politik dhe si hap konkret drejt fitimit statusit të komunës së Plotë, Perveç kësaj Lista për Tuz edhe në aspektin profesional, do të jap kontributin e vet në procesin e themelimit të organeve dhe ngritjen e kapaciteteve funksionale të komunës së plotë të Tuzit.

-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?

I ftoj të gjithë votuesit qe me dinjitet të dalin në këto zgjedhje lokale te 25 majit dhe votën e tyre ta drejtojnë aty ku janë të bindur se do të vlerësohet. Të jeni të sigurt se vota juaj drejtuar koalicionit tone në këtë moment është zgjidhja e duhur.

/MALESIA.ORG/

24 Comments

  1. Ti zotni m.gj. duhet te gjesjh ndonji profesor te gjuhes Shqipe ..qe ta spjegojne domethenjen e fjales “dinjitet”
    dhe pastaj pretendo te bahesh i madh!
    Ske faj ti por diapsora qe te ushqej disa vite dhe te ngriti ne kembe falas tue menude se do ti sherbesh çeshtjes shqiptare more “bese prese e kup permbuses”. Kurr nuk mendueme se do te dalish kundra çeshtjes se perbashket dhe tu bashkangjitesh atyne qe me çdo kusht dojne te humbin me ar me far.
    Bile madje ke guxim te propozosh At burriin cçi nese asht e mujtun asht edhe ma burr i keq se je ti!
    Uroj fitore partive shqipatre…sidomos atyne qe duan ta cçojne Malesine perpara..me drejtesi e liri per te gjithe!

    • Tan katolikt e juaj jan me millin ose jane ken e mir po u thot. Edhe i padka lut mu bashkua edhe po e shani kshtu. E tash vetem ky nuk guxuaka. Po leni ato prralla more se nuk keni per patriotizem, qart eshte ju e shani se e keni se jeni fanatik. Nuk mbet politikan fes muslimane pa sha. Valla po ti marti uli prej teje cuditena disa shok tu si me ju ba shok fanatikve se per p s se ca … kush se eshte …. Por ti me hi ne grashten e shkrimtareve te kryqzates kundra turqve tyrp, mos na u paraqit ma. Te fala nga xhorat.

      • O Xhorat
        Po a kje f I fes Muslim kur shumica e malsorve ja llan voten,deri sa tralltoj? Pra mos u çudit çi ka hup besimi, mos u mundo me I shiqua punt ashtu siç slypet.
        Tung

  2. Te Lumt lapsi o M Gj he burr burrit, ti meriton te jesh kryetari i pare i komunes se plote te Tuzit. interviste perfekte, bash ashtu sic duhet. I therras tegjithe bashkombasit tone qe jetojne ne Malesi te mbeshtesin M dhe Listen per Tuz, se mat mire skem se ty ata u garantoj.
    pervec sinqeritetit dhe pergatitjes profesionale si jurist ti po tregon sens per te vrejtur momentet e caktuara politike dhe te besh hap te duhun. te lumt e bravo te qoft. em ke knaq.

  3. Vota per ju Gj asht vot kundra Malsiet ni gja me pelqen chi ju eprenoni se ini bishti ose puntori I Gukanoviqit ju inimoni chi qelimin etina me chua en vend satjet partia juoj ne pushtet ska Komun per Malsin elle politika anti Malsore dot vachdoinGj kanpas burra enjerz chi mu krenua meta ka kini arrll ju nuk di por interest personale eternojn njerin ebajn askushi kqure veti elle kolegt tu sateket si juve Malsia pshtim nuk ka si Gegaj F D etjer

  4. Chdogje ne rregull M, ama po chuditem qe po e poshteron doktorin tue thane gabim mbiemrin e tij, aj dinte, po te donte, te quhej ashtu si e kishin te paret e tij prej Dinoshet deri ne Triesh, pra Dukaj. Mirpo aj zgjolli ate me viq, dhe ti qe nuk je nje doktor, mos ja prish qefin qe jua ka ba malazezve me ate viq. Nuk asht i vetmi doktori, por aj vrehet ma fort, jo vetem per mbiemer por edhe per “tjerat”

  5. Nuk di a ije “FYTYRE” apo “FIGURE politike”, por te komentuam me se tepermi sepse se u kape per bishtit vone.E dijtem se ije nar bisht por mendonim se do te rrish meshdefte.

  6. Deri kur doni ta mashtroni malsin keshtu.Per te fituar votat vraponi si gomart ne lam.Te njat jeni ata cikeni qen ma par,jeni te shitur jav plast zoti syt ne ball tralltart e malsis SH SH V T

  7. M. Gj Kojshia im kurr per jet nuk kisham menue as besue se e ban kyt Gabim me shkue me DPS Ti M mir e din se cka me thoshe per ni Kojshi tonin ci ekampas Ne banka ne Shkollen fillore ne Dinosh en Tuz eti ne kohen e some e bane te njajtin gabim ci ja shashe tan Ropt e Shpis Rrqite edhe ti si miza ne M.. ✊.

    • Viteve 90 te shekullit te kaluar jekta lideret e tanishem te DPS kishn thur nje tekst kenge qe kendohej e ndegjohej ne cdo kend te Malit te Zi” MUSLIMANI MUSLIMANI DOSHLI SU VAM CRNI DANI” per fat te keq erdhne keto dite te zeza per besimtaret islam te mbar Gadishullit Ballkanik vertet tue perjetua turtura e masakra te pa para qe edhe sote edhe ne te ardhmen do te ndihen pasojat.SHtrohet pyetja a thua valle ia vlen pozita e nje kshilltarit ne komunen urbane te Tuzit qe shqiptaret e besimit islam te rreshtohen ne vallen e aktorve te tekstit te kenges se larteshenuar..

  8. Mendoj se e ke gabim koalicionin me DPS po shohim ma von se cka ke dasht me sajua me ket pun, dalt mir e epacim shpejt se zdi cka met than tjeter.

  9. Do kisha shume per t’i thene keti ‘zoterise’! Por mendoj se injorimi eshte pergjigja me e mire ndaj ketij shkrimi servil! Andaj edhe juve ju ftoj qe ta injoroni kete ‘udheheqes’ dhe shkrimin e tij…

  10. Jo bukur M pasha buken!..sjelle e pshtjelle sa te duash, barabar rezultati eshte= ME FAQE T’ZEZE

  11. “P… kali ne dere te hanit”. Sjelle e pshtjelle si te duash, barabar del = ME FAQE TE ZEZE

  12. Kush dreqin me na perfaqsua ,o zot si naj more mëtt e krejes.a thua se ka tan Malsia i njeri chi na bashkon tanve ,.kuj dreqin i duhen tan kjo parti ?
    Va tret zoti faren ,se vech sherrin jem ka va shohim
    Ksi gazepit chna ka gjet me kta dreq nierzve ,taksirad..

  13. Nje gje mue me pengon se pse, popullii jone ne malesi ,ja japin voten pushtetit dhe atyre qe bejne kolacion me dps,dhe nuk votojne per partite shqiptare.Kjo tregon injorancen dhe dashurine qe nje pjese e popullit tone mjerishte kane per armikun tone qe mundohet te na zhdukin nga faqja e dheut,cdo gje shqiptare.Thote nje fjale e nje shkrimtari te njoftuar amerikan, George Orwell ”NJE POPULL QE ZGJEDH NE KRYE TE VENDIT NJERZ TE KORRUPTUAR,HAJDUTE,MASKARENJ DHE TRADHETAR… NUK ESHTE ” VIKTIME”! ESHE ”BASHKPUNTOR” I TYRE…..!!!

  14. a kje ky ci perbuzte jarin e tjetrin enTV BOIN e ky zdite cka kuvete emoore m epaske marre vetin ne qaf se nuk ishe per keto pune Sashte prite prej tejet tjeter vecjaty ku je shkua dps te milloja

  15. M GJ
    ti je nje mish me dy sy, madje etiketimi me i mire per ty eshte ” as uje as vene” por pasi te pengon vena ateher etiketimi ideal per Ty o do ishte “As me mish as me lekure- si ai i lopes” .

    Pac urimin dhe susesin e kombit e te zotit ashtu sic e meriton!!!!

    • Mos e lueni M se i paska vojt menja se asht ba popullar, e besa mire e ka, por nuk di a e pyet vetin aj ne cilen menyre u ba ? A thue pse kje e mira e Malesise? Deri sa dha shenja patriotizmit, Malesija e deshti sinqerisht. A thue mos M i “madh” edhe mas keso tradhtinash pret te trajtoje Malesija si ma pare? Ni ka dashte mbeshtetje, ska vijejt meju bashkangjit anmikut te Malesise.

  16. Cfare maske te bukur paka ky moooo …qyre njihere 😀 … Po me pelqen…!!! Du neser ne mengjes, me vrap, pa dale drita, me shku e me ja dhene voten… Po pra, me Ja dhene Voten M Gj e Karvanit te tij…(mgjth.se ketu dihet kush eshte “Prijsi dhe kush karvani”) … ngaqe nese them ndryshe si psh: “me ja dhene voten Malesise”… nuk eshte per t’u cudite nese dheu “me kafshon” … mgjth.ate me stil kenke… kollaren e bukur (top fare) … por mire thot ajo fjala :- Mjekrra ste ben filozof…
    ps.shikojne ju lutem kolegun e tij: http://www.youtube.com/watch?v=9fvnkRzH7dQ

    Suksese neser 😉

  17. Mendimi personal (sekret) ne kete rast eshte qe duhet parme nje sy me te fresket dhe pak me gjeresisht, besoj qe sic thot dhe miku Islam Gruda Z.MGj e ka menduar mire qe ne nje te ardhme te ket mundesine te plotesoj premtimet e meparshme qe ai bashke me patriot te tjer kan premtuar.
    Me kujtohen mire koherat ne te cilat ju zMgj flisje dhe me plot gojen dilje dhe mbroje interesat e shqipetareve, shpresoj dhe uroj qe tani te jesh dhe me i drejte dhe i plote dhe me luftetar qe ti tregosh ketyre njerzeve injorant dhe te pa kultur, se kjo nuk eshte ceshtje fetare, por esht ceshtje njerzore dhe e sakte per te drejtat tona si shqipetar.
    Te uroj sukses ty dhe gith te tjereve
    Fitofte me i miri

  18. Zoti M GJ,
    Para pak vitesh ishim bashke ne Washongton ne nji proteste anti Malazeze me crast ishe fuqishem kunder DPS-it dhe dinoshjanit F D. Nji pyetje per ty eshte CKA NDRYSHOJ NGA AJO KOHE? A NDRYSHUAN DPS, F S APO TI?
    Shume poshte ke ra shume shpejt more M por duket se vlerat kombetare i paske pas teper te dobta.

Comments are closed.