Zgjedhjet Lokale – “Iniciativa Qytetare”, Vasel Sinishtaj

Vasel Sinishtaj

Vasel Sinishtaj, Iniciativa Qytetare – pjesë e “Koalicioni Shqiptar”

-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?

Vetë fakti i mosarritjes së Koalicionit më të gjërë shqiptar, gjegjësisht kushtëzimet që u bën, kam frig që mund të na kushtojnë të gjithëve. Paraprakisht kjo ka shkaktuar një përçarje tek votuesit malësor e cila do të rrjedhojë me derdhje të panevojshme votash. Në anën tjetër koalicioni parazgjedhor i UDSH-së me PDS mendoj që ishte i ngutshëm, i keqmenduar dhe në dëm të çështjes tonë kombëtare. Vetë fakti se në përbërjen e atij koalicioni gjindet edhe Partia boshnjake, e cila vazhdimisht ka kundërshtuar përdorimin e gjuhën shqipe në administratën lokale, dhe gjithnjë ka shkuar kundër interesave tona kombëtare. Mjafton kjo që ta shohim dashamirsin që ky koalicion ka ndaj nesh.
Dy çështje që kanë ra në sy gjatë kësaj fushate parazgjedhore, së paku nga këndvështrimi i koalicionit tonë: E para, se edhe përkundër një marrveshje paraprake në mes të subjekteve nacionale shqiptare, ku mes tjerash u dakorduam se do të ishte mirë që dy subjektet politike të cilat ishin një të unifikohen, dhe tjetra si subjekti i tret do të qëndroj shumë afer. Por ja kjo e fundit nuk ndodhi. Në anën tjetër as marrveshja e ndalimit të sulmeve në fushatë nuk u respektua, duke filluar nga TV debati, e pastaj kjo vazhdoj edhe nëpër rrugë dhe kafanetë e Malësisë, çka do të thot sulmet e ulëta, nën tryeza dhe nën tepih ndaj nesh nuk munguan, çka mëndoj se është e dëmshme dhe nuk mund të arsyetohet si lëshim i paqëllimt. E dyta, fitojmë përshtypjen se po tentohet të na këthejnë në të 90-tat, kur folej për një patriotizëm plotësisht deklarativ e joproduktiv, gjithmonë duke i harruar hallet, brengosjet dhe problemet e shumëta të qytetarëve. Kur e them këtë gjithnjë kam parasysh qarjen e hallit partiak, e që disa nuk kanë mjete financiare, përderisa në fushatë shtrojnë dreka e darka, shpenzojnë mjete për të ngrën, pirë dhe duke u marrë me sulme të drejtuara koalicionit tonë, ndërsa rradhëher drejt kundërshtarëve të vertet politik – PDS, Frontit demokratik, PSD dhe Malit të Zi pozitiv, PSP, Partisë boshnjake e tjera.
Shrytzoj rastin që përmes portalit Malësia.org ti falenderoj të gjithë qytetarët, posaçërisht banorët e Rrogathit, Mileshit, Dinoshës, Vllanës, Vranes, Kodrës së Budanit, Hakajve, Shipshanikut dhe Tuzit, për ngrohtësinë e tyre dhe pritjen vëllazërore gjatë kalimit tonë nëpër oborret dhe shtëpit e tyre.

-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?

E kemi thënë dhe përserisim se fitorja më e madhe do të ishte uniteti i votuesëve malësor, por për këtë tani më është vonë të flasim. Mund të flasim për atë që është dëshirë dhe pritje e Iniciativës qytetare, në një të ardhme të shpejt unifikimi i forcave politike e poashtu i trupit votues malsorë, ngase këto zgjedhje mund të jenë vetëm përgaditje për ata që na pret – formimin e Komunës me kompetenca si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi.

-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?

Sa i përketë pyetjes, dua të ju them shkurt dhe qartë: Jemi për koalicion shqiptar, për gjuhë dhe alfabet shqip, për administratën në gjuhën amëtare, për flamur shqiptarë dhe të gjitha këto për hir të ruajtjes e ngritjes së identitetit kombëtar, prosperitetit të vëndit, për emancimpimin dhe përfshirjen e femrës në sferën politke, pra jemi për bashkim fuqish dhe jo për ndarje e kushtëzime, taktika dhe propaganda mes subjekteve shqiptare.

-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?

Synimi ynë primar ishte, mbeti dhe gjithmonë do të jetë Komuna, jo si zgjidhje e të gjitha problemeve tona por si piknisje për zgjidhjen e tyre, këtu duhet kujtuar se ne nuk jemi nga grupacionet politike që presin për të na kryer të tjerët punët tona dhe kurr nuk do pranojmë të jemi “pyjkë” në rrot, që në fakt nuk e çon përpara as çështjen e komunës as çështjet tjera. Nuk jemi dhe nuk do të jemi për patriotizëm sa për sy e faqe, i cili na çon drejt zbrasjes së trojeve tona autoktone. Kush do ndjeki këtë shtegtim tonin do të gjej vënd tek ne.
Jemi të bindur që vetëm me të rinjët tonë, të edukuar dhe të mirëarsimuar, mundet që të arrihen suksese në jetën politke. Prandaj, ne që kemi marr besimin e tyre që ti udhëheqim njëkohsisht kemi pranuar përgjegjsin të jemi krah për krah me ta, që së bashku të punojm dhe të japim rezultat. Vet përbërja e strukturës tonë partiake tregon që për dallim nga disa që ka struktura të njëjta që nga formimi ne nuk synoj të mbes përjetsisht në krye të detyrës, ka kush të më zavendsoj, kur të jet e nevojshme dhe prap do jemi mbas atyre që do të vin, sikur ata rrin sot mbas nesh.
Në politikë, veçanarisht në procesin zgjedhor, suksesi dhe mossuksesi janë në ekipin e punës, ngase unë jam një nga të barabartit e në anën tjetër vota është e lirë dhe populli disponom me të. Votuesi ka vendosur edhe më parë, por ata që po marrin një numër të vogël votash ende janë “gjallë” politikisht dhe po mbijetojnë duke mos shpenzuar mjete financiare për nevojat e studentëve shqiptar apo nevojat tjera në raste specifike për qytetarët e Malësisë. Pra, nuk është se ju mungojnë mjetet, por ato i ruajn për ti përdorur gjatë fushatave zgjedhore, ti derdhin kundër nesh, kunder atyre që betejen e drejtojn ka rrezikut të vërtet.
Koalicioni ynë gjatë gjithë këtyre viteve drekat e darkat i ka shpërndar aty ku ishte u nevojshme, gjë që do të vazhdojm ta bëj edhe në të ardhmen, sepse sipas parimeve tona ky është investimi më i sigurt e më afatgjatë, nga i cili do të sigurojme jo vetem subjektin tonë por edhe brezin e ardhshëm i cili do të vazhdoj që këto vlera ti përcjell tek të tjerët.

-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?

Sa i përket emrit të kryetarit nuk kemi vëndosur, bile as kemi biseduar. Ndoshta ngase ketë post nuk e shohim si pozit ku mund te relaksohemi por si përgjegjsi të cilen do ta marr njëri nga ne, të cilin e pret një punë e madhe dhe e menduar mirë. Të ja lem kohës, pas zgjedhjeve do të ulemi dhe ta diskutojmë këtë, ngase kryetari mund të jetë edhe person jashtëpartiak, pra ai për të cilin leht do të pajtohemi të gjithë se posedon aftësi të ju prij ndryshimeve pozitive.

-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?

Premtimi ynë kryesorë është që sa më shkurt të zgjasë mandati i kësaj përbërje të kuvendit dhe sa më shpejt të kemi Komun me kufijt e vetë administrativë, buxhet të dhe kompetenca të plota. Të gjitha tjerat do ti zgjedhin qytetarët e Malësisë përmes votës së lirë.

-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?

Të nderuar vllezër dhe motra votojeni Koalicionin shqiptar – zërin e zemrës dhe të shpirtit malësor, zërin e rinisë, zërin e femrës malësore, zërin e të shkolluarve, zërin e bashkimit, dijes dhe gadishmërisë për të qëndruar përkrah qytetarët të Malësisë. Në anën tjetër i porosis të gjithë që mos ta harrojnë thënjen “i veti ka shkon të rrëzon e ka këthehet të çon”, kjo nënkupton se prej të hënes tensionet politike do të ulen dhe të gjithë do të vazhdojmë të jetojmë së bashku, me njëni-tjetrin dhe pran njëni-tjetrit. Kjo fushat dhe dita e dielë e 25 majit do të jenë të kohës së kaluar, prandaj të pregaditemi prej të hënes për sfidat e së ardhmes, mos ti lëmë të gjitha punët për momentin e fundit por të jemi të gatshëm dhe ti paraprijm situatave që mund të ndodhin, kështu që ato ti shfrytzojmë në interes të gjithë qytetarëve.

/MALESIA.ORG/

 

23 Comments

  1. RRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRNumer 1 ne shqiptare nar Mal te Zi
    Nuk kam nevoj me e lexua

  2. V, pikesepari te sugjeroj ta korigjosh edhe nje here kete shkrim, sepse nje gjimnazist do t’i kishte lidhur fjalite me mir sec e bere ti ketu! E dyta- dallohet qarte se nder te gjithe rreshtat e artikullit ti shfryne mllef ndaj LD-se! Si prisni te ju bashkagjitej LD-ja ne koalicion kur e percmuat me cinizem, dhe ne fund te fundit ju dalloni nga njera-tjetra me qendrime diametralisht te kunderta kur eshte ne pyetje statusi i Malesise; ju doni Komune te Kryeqytetit e Lidhja don KOMUNE! Sa i perket ‘patriotizmit te viteve 90-ta’, une vec po te pyes: a me kombetare ishte ne 90-at te ishe liberal proknjaz, apo ‘patriot joproduktiv’?!Une gjithmone do zgjedhi te dyten! Dhe per fund, per finansa- LD-ja shtron koktele; e ju hapni reklama neper TV e neper pano, qe kushtojne me mijera e…

  3. nuk e di dhe nuk e kam te qarte zotii VS por as nuk poju besoj se bashk jem ken kur te ka ardh oferta per bahkpunim pa kurrfar kushtesh nga nje parti politike shqiptare e ju e injoruat
    faji eshte i juaji qe e shperndate malsin dhe i askujt tjeter leje ti UDSH po pse nuk u more vesh me ata qe te siedhen ne politik dhe aty ku jeni tani ,a por keni frige nga ata qe jane ma te afte se juve .

  4. Po..po “i veti te rrezon e ka kethehet te shkelmon” ne kete rast!
    Nuk besoj se keni me na çua ashtu si thoni?
    Nuk na çuet deri tash..pse te besojmë se do te na çoni ne te ardhmen?
    Te vetmen rruge çi ke me na çue eshte rruga jote e drejt nji pensioni
    te majme, tue lan Malesine ne balte nji here e pergjithmonë!
    Po i bashkohej me hapa te shpejte f.d. m.gj.n.g.f.l. e shume te tjereve qe haptas e mshehtas veprojne per interesa personale e jo te atyne qe u apin voten! Pse nuk je pergjegj K l se Çka the ne Bruxel..pse shkove vetem? Pse nuk konsultove askend? Nuk shkohet me rrena ne parajs!

    • A thua i kishe ba ti Prel ma mire te gjitha per Malesi. Te gjith duhet te kryejm detyrat e shpise s’pari, ater ma larg. Po chka me tha na tjeret kure ti nga xhelozija edhe kushrinin e akuzon per gjana te cilat as nuk i din.

    • Barre te kjoft P S ,si ke ftyre keshtu me u shpreh ndaj kushrinit e kojshis ne Malesi.Malesis i mungojne shume kuadrat e kalibrit te V S.Nuk e kam mik as te aferm gjaku as kurrfar lillje kolegijale apo tjeter gje qe i afrnon njerzit mes vedi pervec ndergjegjejes njerzore qe me shty te reagoj ne keso rastesh te nivelit te ulte njerzor.P nuk kam pas rast te ndegjoj se ju ia kini ber kujt kurr kurrfarte mire apo ndihme,ndersa V S eshte nje nder njerzit me te popullaziruar ne mesin e nevojnikeve te Malesis.

  5. oooo malsort sjan kat besojn ma se ke pas koh me kallxua vetin si ata tijert deri tash por mjer popilli me prisa ci I kan

  6. Koalicioni shqipatre
    Me genjeshtarin VS dhe me injorantin N Gj nuk keni mbeshtetjen e shqiptarit te vertete.. VS e NGj 1000 here i kane ndrrua qendrimet e veta brenda dites dhe ideali io vetem per ta eshet genjeshtra dhe mashtrimi, tjerat jo vetem qe nuk i kan, por as qe kane provuar ndonjehere ti bejne te vetat.. Edeh njehere shpreh keqardhje qe mashtrimeve dhe genjeshtarve te tyre u besuan nje grup i te rinjve premtues, duke njollosur keshtu veten dhe te ardhmen… Me keta dy lidera-leshi ky koalicion dhe keta te rinje do pesojne humbje dhe vetem humje, por me ta edhe Malesia vetem prapa do shkoje se para jo…Lus zotin e kombit te kthjelloje mendjet tona dhe te na gjej nje person ta udheheq Malesine drejt frontit te krenaris-aty ku edhe e ka vendin!!!!

    • M’vjen keq Sinqerishto, sa chka asht neser ke me pa sa gabim je kene se votat e Malesise i shkojn koalicionit e vetem atyne. Malesija ni don akurrma me votue per veti, tash e ka shansen. Pse a mos duem per koalicionin boshnjako-tradhtar-dps?

      • Pse, Lidhja nuk qenka shqiptare??! Eh medet medet… Nuk e kuptoj se pse qenka Koalicioni e vetmja zgjedhje per malesore, kur edhe Lidhja eshte po aq shqiptare, madje edhe me dinjitoze me fushate dhe qendrime?!

        • Nese Lidhja na kenka shqiptare, pse nuk u ba me dy partite tjera e te dalin ma te forte ne zgjillje?

  7. Unifikim..Gjanat
    aspak ske te drejte.
    Gjana i dij bukur mire, sa per xhelozi
    skam pse..per Malesine po flasim.
    Nud di bisedad qe ai ka pas nr diaspore
    Ss per detyrr te shtepide mire boll i kryej
    Kam shumicen e familhes atje.
    Kam investue atje mjaft…por shpella gur nuk
    mbushet.Sa per kushri haku-hak..mod shkruej
    pa lidhje te lutem…

  8. Gjithkush ka miq e anmiq ka elle gjeliza V mos lejo chi dikush net tragzua vachdo sama mir chit mujsh si deri tash kuvetet skan memarua askurr por chdo te mir tu V ethe tan atune chi munohen mej nimua Malsis se puna jote e munimi juoj nuk kameshkua ipa pashim e ipa dishem chdo te mir

  9. O P S
    Nese ke investua , per familjen dhe per vendin e vet ke investua dhe ske nevoje ta permendesh.. nese shpella nuk mbushet me gur provo ta mbushesh me zhall, pra edhe shpella mbushet por njehere don plan, pastaj zemer , vullnet e besa edhe kocik….

  10. Sinqerisht, pajtohem me ket komentin tand, ske chka luvdohesh, bile bile ka qe dijne edhe per investime sa e si, besa edhe per lshime te bame per marrina, per ideale te gabueme……

  11. ti tring a je burr apo grue?
    Tash ka mundesi te jesh te dyja?
    Operacion plastik..por udket se ju shkrueni e nuk bazoheni ne fakte..
    pse shkoni me emocione e jo me logjike politicientet ne Malesi luejn me ju si de duen!
    Sa per se a kam ba ndihme a jo..ti nuk dijn asgje per diasporen aty ku jetoj dhe veproj vet!
    Lexo, lexo se vetem me lezim vjen dija e ju tue shkrue ne portale lidhje e pa lidhje…

Comments are closed.