Këto janë shtatë pyetjet drejtuar të gjitha subjekteve politike shqiptare të cilat marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 25 majit:
-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?
-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?
-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?
-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?
-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?
-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?
-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?
Pyetjet janë drejtuar: Alternatives Shqiptare, Iniciativës Qytetare, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Listës për Tuz dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Nga të gjitha subjektet kemi fituar konfirmim për pranimin e pyetjeve.
Përgjigjee e veta nuk i ka dërguar Unioni Demokratik i Shqiptarëve.