Zgjedhjet Lokale – “Alternativa Shqiptare”, Gjergj Camaj

Gjergj Camaj

Gjergj Camaj, Alternativa Shqiptare – pjesë e “Koalicioni Shqiptar”

-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e kundër-kandidatëve tuaj?

Fushata parazgjedhore po ecën shumë mirë. Gjatë këtyre ditëve kemi viyituar cdo vend në Malësi, dere me dere duke ju treguar qytetarëve nga afer se jemi lista më e mirë. Kemi sjell sjell disa risi ne menyren e të bërit fushatë. Sa I përket listave tjera nuk është se I kemi ndjekur shumë, por me sa kemi parë nuk është se klanë dryshuar shumë nga vitet e kaluar.

-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale?

Një gjë është e sigurt se në këto zgjedhje Koalicioni Shqiptar do të jetë lista që do të fitojë përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Malësisë.

-Nëse fitoni zgjedhjet e 25 majit, me cilat subjekte politike do të bashkëpunoni ose formoni shumicës në Kuvendin e KU Tuz?

Në qoftë se vjen deri te një situatë e tillë politike me siguri se do bëjmë koalicion të natyrshëm me ata të cilet edhe pse kur ishte momenti i duhur nuk u bashkuan me ne. ka ma shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë.

-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?

Në qoftë se nuk arrihet ajo për të cilet ne synojmë, ne me siguri se do të japim dorëheqje.

-Kush do të ishte kandidati juaj për Kryetarë të Ku Tuz?

Kemi akoma kohë për të diskutuar këtë, por me siguri se do të kemi një kryetar të përkushtuar dhe qytetarë të dënjë.

-Komuna urbane nuk ka kompetenca të vetëqeverisjes lokale, megjithatë, cilat janë premtimet tuaja për të cilat ju do të punoni në realizimin e tyre?

Kompetencat e Komunes Urbane janë shumë të kufizuara kështu që nuk ja vlen asnjëpremtim pervec atij që për një kohë shumë të shkurtër do të kryejmë procedurat e nisur për ndryshimin e statusit të KU Tuz dhe fitimin e Komunës së Malësisë. Të gjithë jemi deshmitarë për kapacitetet e Komunës Urbane, të premtosh ndonjë gjë më shumë se një administrat më efikase dhe koordinim më të mirë me ato kompetenca që kjo lloj komune është joereale.

-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?

Votuesve shqiptar në Malësi ju themi të votojnë listën më të mirë, listën e cila me të vertet meriton votën e qytetarëve të Malësisë. Ne përfaqësojmë të gjithë Malësinë, ne kemi njerëzit më të përgatitur, njerëzit të cilët mund të ndryshojnë realitetin politik në Malësi, njerëz me eksperienc dhe njerez të rinjë të cilet janë shpresa e Malësisë.

/MALESIA.ORG/

8 Comments

  1. O besa per ata je ba bashk me V.S.Se e ke pa se nuk ke gja per fill more GJ.C.E bela kshtu ke me fitua ne kurriz te V.Te ishte gjall ATE GJERGJ FISHTA do te thoshte rrnoft sa MALET V.S.Se V. eshte shume i zgjuat por nuk ka me kanin me ke por barabar per V do te votojm te gjithe se ka merita aq sa asnjani prej jush nuk mundeni ti afroheni.Rrnoft V.S.RRNOFT MALESIA

    • Pash besen e zotit a din cka ije tu shkrua ? VS ka vlera,ka dhan kontribut,por mos e berzijej Fishten ktu. Dmth mos fantazo pash besen. Respekt per VS edhe per GJC,por Fishten mos e berzijej,se çka kite than Fishta a çka skite than ajo gja nuk dihet,se nuk munesh me menua ti siç ka menua Fishta.

    • Arbenorja,poti merre V.e coje ne shpi pasi qenka aq i mir…Per info V.eshte ken sateliti imilloshit,tani i millit e neser dashka me ken i yti,se Malsis gja te mir si ka siell deri tani,mos ja pacim sherrin se te mirat po’ ti lem tyna….

  2. Mos o zot ma keq. Ceta e “intelektualeve” te Gjukanovicit e rrethuan profesorin qe dhete vite vonoj te perfundoj drejtesine. NGJ ka shkua ne Nikshiq tek kovaci per te pergadite celsat e komunes te Kara-bushko-polje.

    PERPARA MALESI ME KETA INTELEKTUAL. Tash 25 vite ju p[erkrah “Realiteti”. Por vedtem me dy kushte: te jeni shqiptare dhe te keni musteqe.

  3. o gj
    Leja V S e NGj dhe ti ma mire vazhdo profesionin e babes-bujqesine se keshtu se paku do mbetesh me nder … Politika sikur nuk te shkon, pra nuk je i lindur per te, por edhe po ta kishe kete dhanti, te siguroj se me VS dhe NGj nuk ke shanse te dalesh i pari ne front, sepse ata i ke mjeshtra te genjeshtarve dhe tradhetise… Dashamiresisht , largoju nga politika, se me i suksesshem je ne perimtari dhe kontributi juaj ne kete fush eshte padyshim i cmuar, ne politike vetem degradon vetveten…. Kete porosi transmetoja edhe grupit te mesusesev qe i ke ne parti ne menyre qe mos ta njollosin veten dhe te ardhmen… Sinqerisht nga Sinqerishti!!!

  4. vuksanaj= puntoret e shtetit. Per sa banoret i ka Malesia edhe sa partit politike si i kah, jekta asht bare. Tetan i ke me shtet, si n, si v, etj. i vetmi politikan shqiptar si ka pak …. asht abazovic

  5. Aman aman, gjithe ata ‘intelektual’ te veteshpallur ne ASH, dhe nuk ia paskan korrigjuar pak kete komedi udheheqesit te tyre?? Pata verejtje ne pergjigjet e VS, por ato qenkan te denja per disertacion doktorature ne krahasim me pergjigjet e ‘Platorit’…! Hee ju thashin krahet, po si e lejoni qe ky lloj shkrimin te ju depertoje neper media, vetem dy dite para zgjedhjeve?! Ahahah

Comments are closed.