Gjeloshaj : Votat i morëm ndershëm e jo si DPS me blerje e shantazhe

Nik GjeloshajKoalicioni Shqiptar (Alternativa Shqiptare – Iniciativa Qytetare) votat i ka fituar në mënyre të ndershme e të pastër e jo duke i blerë, shantazhuar dhe duke dhënë premtime të rrejshme si DPS, tha Nik Gjeloshaj (ASH), bartës i listës i Koalicionit Shqiptar për Kuvendin e Podgoricës, shkruan Vijesti.

Gjeloshaj tha se ata kishin fushatën më të mirë deri më tani, duke shkuar derë për derë për të biseduar me qytetarët, shpërndarë fletushka, kurse akuzon DPS-në se tregtarët e tyre shpërndanë pako ushqimi, para dhe shantazhe, duke u pamundësuar qytetarëve edhe kësaj herë të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

I pyetur se si e shpjegon suksesin e koalicionit të DPS-së, duke pasur parasysh në premtime shumëvjeçare që kanë të bëjnë me komunën e pavarur të Tuzit, i cili nuk është zbatuar, Gjeloshaj tha se DPS kishte një strategji për të krijuar listë njëfetare.

Gjeloshaj ka pranuar gabimin dhe përgjegjësinë pse kanë negociuar për komunë në kuadër të Kryeqytetit e që edhe për atë lloj komunë janë tradhtuar.

Aktualisht, Gjeloshaj është deputet i Alternativës Shqiptare si pjesë e Koalicionit Shqiptar në Parlamentin malazez, koalicion i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 nënshkroi marrëveshjen për formimin e koalicionit pas-zgjedhor me koalicionin e DPS-së. Në këtë përbërje ai gjithashtu ishte edhe funksionar i Ministrisë së Arsimit.

Në pyetjen tonë drejtuar kryetarit të Alternatives Shqiptare Gjergj Camaj disa ditë para zgjedhjeve të 25 majit; “Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimin tuaj, pra a do të ofroni dorëheqjen?”, ai kishte përgjigj: “Në qoftë se nuk arrihet ajo për të cilet ne synojmë, ne me siguri se do të japim dorëheqje”.

Në zgjedhjet lokale të 25 majit për Kuvendin e KU Tuz, Koalicioni Shqiptar (ASH-IQ) fitoi 4 mandate kurse DPS 13.

/MALESIA.ORG/

Deklarata e plotë për Agjencinë MINA

“Lojra të pista”

Gjeloshaj: Votat i fituam me ndershmëri dhe jo me blerje dhe shantazhe siç bëri DPS

Koalicioni Shqiptar i ka fituar votat në mënyrë të pastër dhe jo me blerje, shantazhe dhe premtime të rrejshme siç bëri DPS, është shprehur kreu i listës së këtijë koalicioni për zgjedhjet në Podgoricë, Nik Gjeloshaj.

Koalicioni Shqiptar në zgjedhjet për Kuvendin e Kryeqytetit Podgoricë nuk ka kaluar cenzusin për të hyr në Kuvend.

“Koalicioni jonë ka arritur të fitojë 1350 vota në këto zgjedhje dhe i kanë munguar rreth 300 vota për të kaluar cenzusin. Ne votat i fitojmë në mënyrë të pastër, në bazë të fushatës dhe programit tonë,  ndersa DPS këtë e bënë nëpërmjet blerjës, shantazheve dhe premtimeve të rrejshme. Është shprehur Gjeloshaj Agjencionit MINA.

Ai është shprehur se derisa në politikë të ketë “lojë të pistë” dhe asi që janë të gatshëm për çdo lloj tregtije, vështirë se do arrisin qellimet politike.

“Në qoftë se i marrim parasysh të gjitha shantazhet dhe kërcenimet që i kemi patur dhjet ditë para zgjedhjeve për të terhequr listën e Podgoricës, të gjitha këto veprime, tregti dhe rezultati se ishim afër që mandati i 29 i DPS të na takonte neve, është e qartë se edhe një rezultat i tillë afër cenzusit nuk është i keq. Por, unë si udhëheqës i listës do të marrë përgjegjësitë  për mosarritjën e qellimit” ka thënë Gjeloshaj.

Një pjesë e votave të pakicave janë shitur DPS-it

Shkakun e rezultatit të dobët, siç është shprehur, e sheh edhe tek fakti se një pjesë e votave të partive nacionale janë shitur DPS-it.

“Ne kemi patur fushatën më të mirë deri më tani, derë më derë, kemi biseduar me qytetarët, shpërndarë fletëpalosje, ndërsa pas nesh kanë shkuar tregtarët me paketa, para dhe shantazhe. Ne paraqitemi para popullit me njerëz dhe program, nuk kemi lista të bardha apo të zeza, por pas mbylljes së qendrave të votimit presim zërin e popullit, që as këtë rradhë nuk e shprehu lirshëm vullnetin e vet” tha Gjeloshaj.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit Koalicioni për Tuzin Evropian fitojë 13 mandate, ndërsa Koalicioni Shqiptar 4.

Në pyetjën se si e spjegon këtë sukses të koalicionit qeverisës, duke marrë parasysh premtimin shumëvjeçar lidhur me Komunën e pavarur të Tuzit, të cilat nuk janë realizuar, Gjeloshaj është përgjigjur se strategjia e DPS ka qenë të bëjë listë fetare dhe rreth vetës të mbledh parti të cilat janë njëkonfesionale.

“Mëndoj se gabimi jonë është që kemi paraqitur listë, ku edhe unë vetë kam përgjegjësi. Në atë situatë, DPS ka lënë përshtypje se zgjedhjet në Tuz nuk i interesojnë dhe ka bërë tregti të fshehtë me disa individ që ju ka ndihmuar edhe drejtpërdrejtë duke sulmuar trupin tonë votues, me një qellim, jo për Tuzin, por që të na i marrin votat për Podgoricë” është shprehur Gjeloshaj.

I paprenueshëm koalicioni me DPS

Sipas fjalëve të tij, është gabim dhe përgjegjësi e tyre që kanë negociuar për Komunë në kuadër të Kryeqytetit.

“Edhe për një Komunë të tillë na kanë mashtruar. Është tyrp të mashtrosh, dhe jo të jesh i mashtruar, por as për këtë nuk kishim të drejtë”

Gjeloshaj është shprehur se kishin disa oferta për të marrë pjesë në zgjedhjet për Kryeqytet në koalicion, por siç u shpreh ai, ishte i paprënueshëm koalicioni me DPS, për të përkrahur listën e tyre.

“Të tjerët ishin jokonkret dhe mbeti vetëm në bazë të shkëmbimit të mëndimeve, ndersa ne nuk kemi patur dëshirë ti imponohemi dhe të vrapojmë pas askujt. Ishim të sigurt se ekziston trupi votues i partive nacionale në Malësi që mund të sigurojë cenzusin, tani u zbulua edhe arsyeja kryesore se pse nuk kishim një koalicion të gjërë për Tuzin dhe arsyeja kryesore ishte zgjedhjet në Podgoricë.” është shprehur Gjeloshaj.

Ai ka thënë se zgjedhjet kanë treguar se duhet mirë të mëndojnë me kë dhe si të vazhdojnë.