Zgjedhjet Lokale – Ripërsëritja e zgjedhjeve në Dinoshë dhe Kojë

zgjedhjeKomisioni Zgjedhor i Kryeqytetit pruri vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në 3 qendra votimi për Komunën urbane të Tuzit.

Përsëritja e zgjedhjeve do të zhvillohen në dy qendra votimi në Dinoshë dhe në një në Kojë.

Votimi në këto vendvotime do të zhvillohet me 8 qershor.

Në bazë të ankesës së partisë SNP, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka anuluar rezultatet në këto 3 qendra votimi.

Në zgjedhjet lokale të 25 majit, për Kuvendin e KU Tuz, Koalicioni për Tuzin Evropian (DPS-UDSH-PB-Lista për Tuz) ka fituar 13 mandate, Koalicioni Shqiptar (ASH-IQ) 4 mandate, Lidhja Demokratike në Mal të Zi 3 mandate dhe koalicioni SDP-Pozitivna 2 mandate.

SNP-së i munguan 15 vota për të fituar një mandat. /MALESIA.ORG/