Më 5 qershor 2014 në QKI “ Malësia” në Tuz me rastin e 5 qershorit ditës ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit u organizua ekspozita e fotografive të zgjedhura në fotokonkursin “Bukuritë natyrore të Malësisë”. Organizator të këtij evenimenti ishin shoqata “Trofta” si dhe QKI “Malësia” . Në këtë konkurs janë paraqitur 22 autor nga Malësia me gjithësejit 162 fotografi.
Nga 162 fotografit e paraqitura u zgjodhën 40 fotografi për këtë ekspozitë, kurse 3 nga ato i kanë vlerësuar si më të bukurat.
Për përzgjedhjen e fotografive më të mira për këtë ekspozitë dhe tri më të dalluarat ishte caktuar juria profesioniste e përbërë nga Shtjefën Ivezaj, kryetar i jurisë, fotografi i parë nga Malësia dhe mjeshtër i këtij profesioni. Ndërsa antar të juries ishin Luka Boshkoviq fotograf profesional dhe Besim Hakramaj fotograf dhe disajner.
Fitues i çmimit të parë ishte Shtjefën Lucaj me fotografinë “Fshati Delaj dhe kanioni i Lumit Cem”.
Çmimi i dytë i tokoi Vinko Prenkoçaj me fotografinë “Barka në Liqenin e Shkodrës”
Çmimi i tretë Vedad Dresheviq me fotografinë “Ujvara”.
Albert Camaj
