Donacion modest për shkollat fillore në Dinoshë dhe Hot

nlb donacion shkolles dinoshe drume 02Drejtori i NLB Bankës në Malësi, zotëri Martin M. Bojaj, dhuron topa sportiv nxënësve të shkollave fillore  “29 Nëntori” në Dinoshë  dhe “Bashkimi” në Hot. 

Shkollimi dhe libri janë kapitali më i mirë dhe më i sigurt që mund të japë rezultate.

Është kënaqësi të gjendesh përsëri në mesin e bankave shkollore dhe nxënësve tonë sepse të vizitosh shkollat tona në Malësi të kthen memorien e vitit 1992 dhe 1993 ku punëtorët e arsimit në Malësi punuan për një rrogë mujore prej 2€ duke pasur mundësi të na linin në balt dhe të shkonin te Liqeni i Shkodrës dhe fitonin shumë më shumë lekë.

Këta mësues patën shumë dashuri për ne. Na deshtën pa llogari, pa hile dhe pa kushte.

E kjo tregon se këto shqiponja shohin përtej malit e përtej fushet, tregon histori prisash e qëndresës e mendimit, histori pune, djerse, guximi e besimi.

NLB banka para dy ditëve me një modesti ka donur shkollën fillore “29 Nëntori”, Dinoshë, me tri qendra, me topa sporti me vlerë prej 150€ dhe shkollën fillore “Bashkimi”, Hot, me katër qendra, me topa sporti me vlerë prej 200€.

Loja e futbollit dhe basketit janë simbol i bashkëpunimit dhe bashkimit. Ti mund ta japësh një gol si individ, por nëse humbë timi, ke humbur edhe ti. Duhet të mësojmë të luajmë bashkë me njëri tjetrin si tim. Kur fiton ekipi, fitojmë të gjithë. Kur humb ekipi, humbim të gjithë.

Unë shpresoj që kjo do të shërbejë si shembull dhe nxitje për të përmirësuar edhe më shumë rendësin e bashkëpunimit të nxënësve me njëri tjetrin.
Edhe një herë, ju faleminderit dhe me fat.

Martin M. Bojaj

nlb donacion shkolles dinoshe drume 01

nlb donacion shkolles dinoshe drume