Partitë opozitare në Kosovë duket se kanë arritur një marrëveshje për të shmangur një mandat të tretë qeverisës të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.
Lidhja Demokratike e Isa Mustafës, Aleanca për Ardhmërinë e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limajt kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për formimin e qeverisë së re, pavarësisht fitores së PDK-së në zgjedhjet e së dielës.
Në bazë të ligjit zgjedhor, partia e parë mandatohet për formimin e qeverisë së re. Por nëse PDK nuk siguron dot shumicën e nevojshme për formimin e kabinetit të ri, mandatimi i kalon automatikisht partisë së dytë më të votuar, në këtë rast LDK-së.
Në rast se LDK do të merrte mandatimin atëherë do të vihej në jetë marrëveshje e sapopublikuar mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës, ku Ramush Haradinaj do të jetë Kryeminister, LDK-së do ti takojnë Kryetari i Kuvendit dhe në harmoni me Kushtetutën do ti takojnë presidenca kurse Nisma do të përfaqësohet me një zëvendëskryeministër. /TCH/MALESIA.ORG/