Mali i Zi drejt BE-së duke shkelur mbi mediat

DjukanovicMali i Zi pritet pritet që të jetë vendi i parë i Ballkanit që integrohet në BE pas anëtarësimit të Kroacisë, edhe pse liritë e mediave po shkelen çdo ditë

Mali i Zi, me shumë mundësi do të jetë vendi i parë që do të anëtarësohet në BE që pas anëtarësimit të Kroacisë. Këtë e kanë shprehur shumë politikanë dhe parlamentarë europianë, të cilët thonë se është vendi i parë në radhë ndër vendet e Ballkanit, që ende nuk janë anëtarësuar.

Mirëpo, mediat në Malin e Zi po përjetojnë një agresion të pashembullt, teksa kryeministri Milo Gjukanoviç po bën çmos që t’ua “mbyllë gojën” mediave kritike ndaj qeverisë.

Mediat shtetërore po ndjekin një linjë agresive ndaj mediave private, duke i portretizuar themeluesit e tyre si kriminelë dhe gazetaret femra si prostituta. Në kanalin televiziv shtetëror, ndodh shpesh që programet të ndërpritet në çdo orë për edicionet informative, ku sulmohen në fakt themeluesit e mediave private.

Ndër më të sulmuarat janë e përditshmja “Vijesti”, revista “Monitor” dhe disa kanale televizive që kritikojnë qeverinë për lidhjen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në një atmosferë të tillë, vendosja e një bombe natën e ndërrimit të viteve pranë zyrës së kryeredaktorit të gazetës “Vijesti” nuk u bëri përshtypje aspak autoriteteve të rendit.

Një javë më pas, godina u sulmua me gurë. Tri ditë pas natës së vitit të ri, një gazetare u sulmua nga një person dhe u rrah keq me shkop bejsbolli.

Për këto sulme nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe duket s policia dhe prokuroria nuk janë në gjendje që të hetojnë këto vepra penale. Në raportin më të fundit të “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e mediave, Mali i Zi renditej në venin e 113 nga 179 vende të listuara. /Shekulli/MALESIA.ORG/

 

Furra Tahiri