Lëvizja Vetëvendosje beson se është në momentin e saj më të favorshëm për të nisur të zbatojë programin e saj politik.
VV insiston në idenë se dialogu me Serbinë duhet ndalur.
Sipas liderit Albin Kurtit, dialog duhet të ketë vetëm me serbët e Kosovës, ata që s’kanë lidhje me Beogradin dhe me Tiranën.
Edhe Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa, janë bërë një me idenë e Vetëvendosje-s.
Sipas tye, dialogu me Serbinë, me kushtet që kërkon Beogradi zyrtar, është i pakuptimtë.
Këto ide mësohet të jenë ndarë edhe gjatë takimit të sotëm mes Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt.
Megjithatë, sesa do të vihen këto ide në praktikë, pritet të shihet. /Zeri/MALESIA.ORG/