As koha e ligë nuk ndal marshimin, mbi 100 bjeshkatarë vazhdojnë traditën e daljes në Rumi – Gazeta Dan prodhon ”skandalin”

rumia 2014Moti me shi, me mjegull dhe i ftoftë nuk i ka ndalur mbi 100 veta që tashmë në mënyrë të organizuar të ngjithen në maje të malit të Rumisë.

Ashtu siç ishte edhe planifikuar nisja u bë në mënyrë të organizuar nga Ulqini në ora 4 të mëngjesit për tu bashkuar të gjithë në ora 6 në Brisk nga ku edhe filloi ngjitja për në maje të Rumisë. Pas qëndrimit të një kohë në maje të malit të gjithë bjeshkataet u ulen në lëndinën e e ”Djerrit të Rumisë” ku përveç pushimit zhvilluan edhe gara t popullore.

Me të ulur të bjeshkatareve nga mali, në ora 16 në Brisk u organizua një program i begatshëm kulturo – artistik me pjesëmarrjen e grupeve folklorike Ulqini, solistëve të njohur nga Kraja dhe Ana e Malit si dhe humoristeve nga Shkodra.

Organizatoret ishin përkujdesur edhe për ushqimin dhe pije gratis për të gjithë pjesëmarrësit e marshimit dhe mysafirët.

DAN prodhon ” skandalin” 

Por, e gjitha kjo u përcoll edhe nga një sy që shikon ndryshe nga e gjithë kjo festë. Kështu e përditshmja DAN prodhon ” skandalin” rreth daljes së shqiptarëve në Rumi duke e vendosur këtë si kryelajm të ditës.
”Skandal: Grupi i shqiptarëve kanë vendosur simbolin e vet në maje të kishës në Rumi” – ky është titulli bombastik i të përditshmes malazeze ”Dan” që ka të bëjë me daljen e ditës së diel të shqiptareve në maje të Rumisë.Kjo e përditshme jep edhe një konkluzion që ky akt ka tronditur qytetaret  nga Ulqini dhe Tivari që, kinse sipas tyre, ka të bëjë me një akt të pashembullt dhe skandaloz.Më poshtë mund ta shikoni të plotë pamje të tekstit dhe disa foto. /Ulqini-Online.com/MALESIA.ORG/

rumia dan

rumia 1 ilir lleshi