Reshjet e shiut të shoqëruara me stuhi kanë shkaktuar dëme dhe vështirësi në rrugët e Ulqinit gjatë ditës së sotme.
Pas gati një muaj me temperatura të larta dhe thatësi, që dy ditë reshje të mëdha shiu po vazhdojnë në pjesën më të madhe të Malit të Zi.
Këto reshje po shkaktojnë probleme sidomos në qytetin bregdetarë të Ulqinit ku vetëm se ishte hapur sezoni turistik.
Dëmtime të mëdha janë raportuar në objektet afariste në brigjet e Bunës në Adë.
Përmbytjet e shumë rrugëve të qytetit mund të shkaktojnë dëme edhe në investimet e ditëve të fundit në prag të fillimit të sezonit turistik. /MALESIA.ORG/