New York – U zhvillua Parada shqiptare: Të gjithë Kemi Rrënjët Shqiptare (FOTO)

10394797_740981225966800_5310290564827673572_nShqiptarët u derdhen si lumë kuqezi në një ditë në Sheshin “Amerika”

BEQIR SINA, New York City

NEW YORK CITY : Të shtunën, më 21 qershor në mesditë, u zhvillua në Nju Jork, një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryq tërthor botës, të konvergojnë në Bulevardin Amerika, me qindra pjesëmarrës nga më shumë se 10 grupe multikulturore nga New Yorku dhe zonën e Tri-Shtetshit. Ata parakaluan për të treguar , kulturën, traditën dhe bukuritë e tyre natyrore.

Organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar të Emigrantëve, kjo paradë, tani është në vitin e 30, me radhë. Dhe, është një ndër aktivitetet, që po ua mundëson komuniteteve, të marrin pjesë për të festuar dhe të shkëmbejnë kulturat e tyre, të shprehin unitetin përmes diversitetit dhe për të kontribuar për Amerikën.

Organizatori i kësaj parade është një organizatë joqeveritare në Kombet e Bashkuara, me president zotin Edëard Juarez-Pagliocco. Tema e Paradës është: “Festim Nëpërmjet Unitetit dhe Diversitetit”.

Pjesa shqiptare e paradës për të 5-in, vitë me radhë, organizohet në kujdesin organizatës Rrënjët Shqiptare, me president zotin Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj organizate : Endrit Topalli, Adrian Tahiri, Dorian Nasto, Besmir Hoxha, Mir Rudi, Bujar Gjata .

Kjo paradë, është shprehje e krenarisë shqiptare, paraqitje e veshjeve tradicionale e shoqëruar ngado me ngjyrat kuqezi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijojnë një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.

Një lumë shqiptarësh vetëm kuqezi u derdh, për disa orë me gjithë bukurinë mahnitëse – përgjatë bulevardit të famshëm “America Avenue” – ku nuk munguan as grupet e fëmijëve të vegjel me kostumet e tyre popullore, kostume shumëngjyrshe.

Më së shumti ata që gëzojnë në këtë paradë, janë fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë, nxënësit e studentë shqiptarë, në shkollat amerikane, artistët, afaristët, biznesmenët, lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, njerëz nga më të suksesshmit në Amerikë –
Dhe që të gjithë, mbajnë një numër amze, të gjithë sjellin me vete një copëz Shqipëri, nga vendorigjina e tyre: nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Lushnja, Elbasani dhe Berati, nga Tetova dhe Dibra, Ulqini e Tuzi, Prishtina, Gjakova e Prizereni, Lugina e Preshevës, nga Filati dhe Preveza, dhe në zemër, të gjithë mbajnë vetëm një emër – “O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!”.

Janë këta shqiptarë në Amerikë, që janë duke shkruar në Nju Jork, për çdo vit një faqe të librit të historisë së tyre, në jetën kulturore, traditën, dhe çdo gjëje shqiptare, duke shpalosur edhe në këtë Paradë të paharruar, ato vlerat më të mira dhe më të bukura të kombit tonë.

Duke i dhënë Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, dhe të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre Etnike, dhe shqiptarëve ngado që janë, një shkëlqim të rrallë, e të pazakontë në metropolin më të madh botëror, Nju Jorkun – Kurse, publikut amerikan dhe turistëve të pafund e të shumtë në të dy anët e bulevardit “America Avenue”, një erë të këndëshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve në më të mirën e imazhit të tyre, në botë.

Kjo pardë ishte edhe një mundësi tjetër e shqiptarëve të Amerikës, për të demostruar para publikut amerikan diçka për çështjen kombëtare.
Shqiptarët, që marshonin me shumë dinjitet dhe krenari nëpër bulevardin Amerika, në Paradën Ndër-kombëtare të Emigrantëve – në qytetin e Nju Jorkut, mbanin një parull ku shkruhej se Çamëria është Shqipëri – jo e Greqisë, një realitet ky që i takon vetëm Shqipërisë. Në këtë pikë Rrënjët Shqiptare dhe pjesëmarrsit në përkujtim të 70 Vjetorit i Masakrës ndaj popullsisë çame, thanë se përkujtuan 2600 çamë, të cilët humbën jetën nga etja uria, dhe torturat, të përzënë me forcë nga tokat e tyre, prej ushtrisë greke, dhe gjeneralit famëkeq Zevra .

Ndërsa, me këtë rast Rrënjët Shqiptare, me Fondacionin Plavë e Guci dhe Shoqatën Ana e Malit ishin kujdesur, që të ngrisin zërin e shqiptarëve të Amerikës, edhe për Çështjen e papërfunduar e të drejtave të Shqiptarëve në Mal të Zi , faktorizimin e shqiptarëve atje, liritë dhe të drejtat e tyre, dhe që ata të mos trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë, e ndoshta më keq se në kohën e Millosheviqit.

Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, në fillim të fjalës së tij, i është falenderuar organizatave dhe shoqatave të komunitetit, për gjithë mbështetjen e dhënë në të gjitha aktivitetet, e kësaj organizate, si dhe në mënyrë të veçantë DJ EDI H, reperit Damjon Marcus, këngëtares Albërie Hajdargjonaj dhe Miss Kanadaja Zerina Derveni .

Me këtë rast ai veçoi disa nga sponsorët kryesorë të kësaj parde: Albanian American Civic League, kompaninë R.E.M.Residental, kompaninë Black Eagle, Shoqatën Ana e Malit dhe Fondacionin Plavë e Guci, THE CAKANI LAW, kompaninë Bajraktari Realty Group LLC – Realtor, dhe Peter Fluids,

Ne sot ndihemi krenarë, tha Kepi, duke shtuar ngaqë jemi shqiptarë dhe le të parkalojmë në këtë paradë, me plot dinjitet dhe krenari të gjithë së bashku – pa dallim feje bindje apo krahine nën thirrjen, “JEMI NJË”, tha ai.

Me këtë rast ata nderuan me një skulturë e kristaltë, aktorin shqiptarë të Hollivudit Mike Dusi , asamblesitin e parë në shtetin e Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetarin e Fondacionit Plavë e Guci, zotin Esat Gjonbalaj, dhe gazetarin e njohur të Top Chanell Marin Mema.

Kryetari i degës së Michiganit Endrit Topalli, i cili drejtojë ceremoninë e hapjes, ftojë të këndoi hymnin Amerikan Ansamblin e fëmijëve “Vallja Shqiptare” me drejtuese Pranvera Çobon dhe Gjergj Kovaçin.

Paradën e përshëndetën kryetari i shoqatës Plavë e Guci, Esad Gjonbalaj, gazetari i Top Chanell Marin Mema, asamblesiti Mark Gjonaj, Aida Gashi, e kompanisë R.E.M dhe Radio Emigrantit dhe aktori hollivudian Mike Dusi dhe Reshat Matit. I cili është një fëmijë veçse 15-vjeç, dhndoshta e ka takimin e parë me komunitetin shqiptarë. Ky ishte një rast mjaft i mirë për t’a prezantuar, atë si një fëmijë tjetër shqiptarë. Fëmijë, nga at që po çuditë, Amerikën dhe po shkëlqen në sportin Amerikan,. Ai tha është krenar të dalë në ringun amerikan me bluzën me flamurin kuq e zi. Reshat Mati, është i njohur këtu në SHBA, si “Albanian Bear – Ariu Shqiptarë”, që tashmë është një kampion bote, në Kickboxer, Muay Thai dhe “luftëtar” në Grappler, në Shtetet e Bashkuara, kampion kombëtarë në boks fitues i Dorezave të Argjenta (nëpërmjet vlersimit të MMA TKO).

Pas përshëndetjeve të rastiti presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, ftojë të gjithë pjesëmarrësit, shumica e tyre të rinjë e të reja shqipëtare, nxënës dhe studentë, aktivistë dhe veprimtarë të komunitetit, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria, që edhe në këtë aktivitet, ata të ishin promotorët në marrshim nëpër rrugën America Avenue.

Kudo në shesh shikoje vetëm simbolet tona kombëtare; bluzat e kuqe me hartën etnike, flamuri kuq e zi, këngët e vallet nga të gjitha krahinat, që i dhanë sheshit America, një imazh të gjallë, entusiast dhe të larmishëm, shqiptarë, përgjatë segmentit që ndanë rrugët 43 street dhe 58 street.

Në këtë Paradë, shqiptarët duket se ishin më të organizuar se heret e tjera. Me pjesmarjen e shumë grupeve dhe organizatave të tjera shqipëtare, që operojnë jo vetëm në New York, por në gjithë SHBA-të. Dallohej grupi i të rinjëve nga Detroiti – dega Rrënjët Shqiptare me kryetar Endrit Topalli, grupi i Teksasit me kryetar Besmir Hoxha, ata nga Bostoni, dhe Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patersonit, Shoqata Shqiponja e Lirë, Federata PanaShqiptare VATRA, Shoqata Kombi, Shkollat Shqipe në Staten Island & Brooklyn, Shkolla Shqipe në Bronx, dhe New Jersey, sollën së bashku të gjitha vlerat tona kulturore dhe folklorike të tilla si kostumet, vallet dhe këngët tona nga treva të ndryshme shqipëtare.

Në paradë ka qenë edhe një grup të rinjësh që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve, por edhe të atyre që qëndronin spektatorë në dy anët e sheshit Amerika, përgjatë marshimit në sheshin ku u zhvillua parada. Ai ishte i atyre të rinjëve që mbanin në duar pankarta ku shkruhej : “Ethnic Albania – Shqipëria Etnike – Shkupi – Ulqini, Çamëria Kosova” dhe një tjetër në të cilën ishte pikturuar një hartë e Shqipërisë Etnike si dhe : “Malësi, Çamëri, Mitrovicë, Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Dardania – Iliria – Arvanite”, Chameria,.

Dy parrulla të mëdhenj u prinin marshimin shqiptarëve në sheshin në zemër të New Yorkut – “Jemi Një” dhe “Albanian Roots Rrënjët Shqiptare”, ndërsa përrreth tyre dy flamurë kuq e zi gjigandë, qëndronin në mes të pjesmarrëseve. Kurse grupe djemësh e vajzash, veshur me bluza të kuqe, kërcenin dhe këndonin në shesh me një performancë të veçantë.

Mbas marshimit përgjatë rrugës Amerika, me këngë e valle shqiptare nga të gjitha krahinat, u mbajtë një party në lokalin Turtle Bay në Manhattan New York. Të rinjtë e të rejat shqiptare u mblodhën në një klub duke festuar nën atmosferën festive të këngës dhe valles shqiptare.

1545069_740977455967177_4413729227925241043_n
10353038_740981452633444_7394150846809061170_n 10380276_740975015967421_2541268203521684625_n 10394797_740981225966800_5310290564827673572_n 10415607_740978725967050_8244444413694947017_n 10418304_740974632634126_7011099504231289195_n10348464_740981805966742_3335369778054848656_n 10426642_740975385967384_2942137477271060686_n 10426681_740970182634571_8256731791023471760_n 10441241_740968905968032_8942712709589795162_n 10456777_740977425967180_3141626683457441849_n 10464314_740982045966718_2931870222406599856_n 10478526_740970749301181_1335478105540224694_n 10482475_740975899300666_2055358599902433080_n 10483742_740973429300913_3562399228791828741_n 10487313_740971979301058_7306647202127885764_n 10487486_740977122633877_1203736205191768207_n 10489911_740973955967527_3500636526880004976_n 10491235_740979882633601_7558100936929517216_n 10494794_740975705967352_6675911003187778467_n 10505330_740978599300396_8174968683459207617_n

Furra Tahiri