Këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Shqiptarve në MZ , në Kuvendin Komunal të Gucisë, nuk janë ngritur në këmbë dhe nuk kan respektuar intonimin e Hymnit Malazez, dhe kanë kërkuar që të vendoset flamuri Shqipëtar në Kuvendin Komunal të Gucisë.
Këshilltaret e Lidhjes Demokratike, kan kërkuar nderprerje të seances , për shkak se flamuri Shqipëtar nuk ndodhej në Kuvendin Komunal të Gucisë, por kan mbetur të vetem në votim, pasi që propozimi i LD-së, nuk u votua nga shumica e këshilltareve, madje nuk u votua as nga këshilltarët e partive politike shqiptare UDSH dhe Aleanca Shqiptare që u hynë në koalicion pas-zgjedhor me partitë politike DPS, SDP dhe PB.
Në sallën e kuvendit ku u bë edhe zgjedhja e kryetarit të ri të komunës z. Edis Omeragiq, ishin vetëm flamuri malazez dhe ai boshnjak por jo edhe ai shqiptar.
“Një arsye më shumë për këtë ishte që në seancën e parë të Kuvendit Komunal të Gucisë nuk ishte vëndosur flamuri shqiptar, ndërsa shqiptarët në Guci përbëjnë shumicë të konsiderueshme,” deklaroi Kryetari dhe këshilltari LDnëMZ-Dega e Gucisë Bujar Hasangjekaj.
Kërkojmë që flamuri ynë të vëndoset në Kuvend, dhe nuk do respektojmë asnjë seancë pa u vëndosur flamuri shqipëtar ketu, kanë thënë Këshilltarët e kesajë Partie Shqiptare. /Malesia.Org/
Komunikatë e LDnëMZ
Sot, më 23.06.2014 u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit të Komunës së sapo formuar të Gucisë.
Paraprakisht, pikat e rendit të dites ishin të cakuara si në vijim:
1. Raporti i Komisionit Zgjedhor Komunal për rezultatet e zgjedhjes së këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gucisë; dhe 2. Verifikimi i mandateve të këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Gucisë.
Pas raportimit të Komisionit Zgjedhor Komunal dhe verifikimit të mandateve të këshilltarëve të Kuvendit Komunal, si propozim nga përfaqësuesja e partisë politike DPS dhe partnereve të saj doli edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Gucisë. Ky propozim i DPS-it u mbështet nga Koalicioni “Të bashkuar për Gucinë” i përbërë nga subjeketet politike DPS, SDP dhe PB si dhe nga dy partitë shqiptare Unioni Demokratik i Shqiptareve-UDSH dhe Aleanca Shqiptare. Si rrjedhojë e kësaj mbështetjeje u zgjodh Kryetari i Kuvendit Komunal të Gucisë z, Elvis Omeragic nga partia SDP, i cili morri 16 vota pro, 10 kundër dhe 4 vota të përmbajtura. Këshilltarët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi abstenuan gjatë votimit.
Edhe në seancen plenare shqiptaret si çdo herë tjetër ishtin të diskriminuar për arsyen se flamuri ynë kombëtar nuk ishte vëndosur fare në sallën e Kuvendit. Aty ishin të vëndosur flamuri shtetëror i Malit të Zi dhe ai i komunitetit boshnjak. Si pasojë, e kësaj padrejtësie ndaj popullit shqiptar asnjë nga 4 këshilltarët e LDnëMZ nuk është ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit shtetëror Malazez.
Pas, intonimit të himnit shtetëror Malazez, këshilltari nga rradhët e LDnëMZ z. Asdren Çelaj, në fjalën përshëndetëse propozi që seanca të nderpritet gjegjësisht kërkoi pauzë 10 minutëshe deri sa në sallë të të vëndosej edhe flamuri kombëtar Shqiptar.
Kryesuesi i mbledhjes së Kuvendit Komunal e hodhi në votim propozimin e z. Çelaj, por ky propozim nuk u votua nga shumica e këshilltareve, madje që është për këqardhje nuk u votua as nga këshilltarët e partive politike shqiptare UDSH dhe Aleanca Shqiptare që u hynë në koalicion pas-zgjedhor me partitë politike DPS, SDP dhe PB.
Megjithë rezultatin, kryesusi dha një pauze 10 minuteshe gjatë së cilës na siguroi se në seancat e rradhës do të vendoset edhe flamuri kombëtar shqiptar në sallën e mbledhjes. Në të kundërtën, ne si Lidhje Demokratike nuk do të marrim pjesë në seanca të rradhës.
Sherbimi informativ i LDnëMZ-Dega e Gucisë