Tuz, Malësi (27/06/2014) – Sot në seancën konstitutive të parlamentit të KU Tuz u bë verifikimi i 22 këshilltarëve që do të përbëjnë parlamentin lokal dhe u zgjodhën Kryetari i KU Tuz dhe Kryetari i Kuvendit.
Koalicioni për Tuzin Evropian (DPS-UDSH-PB-Lista për Tuz) për kryetarë të KU Tuz propozuan kandidatin e DPS-së Abedin Axhoviq, kurse për kryetarë të Kuvendit, sipas marrëveshjes parazgjedhore propozuan kandidatin e UDSH-së Fadil Kajoshaj i cili kishte të njëjtin post edhe në katër vitet e kaluara.
Sipas marrëveshjes parazgjedhore në mes DPS, UDSH ,Partisë Boshnjake dhe Listës për Tuz kryetari i KU Tuz do të jetë nga radhët e DPS kurse kryetari i parlamentit nga UDSH.
Ky koalicion ka edhe shumicën absolute në përbërjen e re të Kuvendit (12 këshilltarë), kështu dr Abedin Axhoviq nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (Milo Djukanovic) u zgjedh kryetarë i komunës Urbane të Tuzit, ndërsa kryetarë i Kuvendit të komunës Urbane të Tuzit u zgjodh Fadil Kajoshaj.
Nga 22 këshilltar sa ka Kuvendi i KU Tuz, dy kandidatët e propozuar fituan 13 vota pro, ndërsa 4 ishin kundër.
Në bazë të rregullores ligjore seancën e parë konstituive me përbërjen e re të këshilltareve e drejtojë këshilltari më i vjetër i kuvendit Smail-Maliq Çunmulaj.
Në fillim të seancës këshilltari i LDnëMZ Nikollë Camaj tha se këshilltarët e asaj parti nuk do të marrin pjesë në votim për arsye se materiali që ju është dorëzuar ka qenë vetëm në gjuhen malazeze e jo edhe në gjuhën shqipe. Ai sqaroi se kjo për partinë e tij është e papranueshme.
Ai po ashtu vuri në pah edhe atë që sekretarja e KU të Tuzit tash 4 vite është dashtë ta mësojë gjuhën shqipe e jo të ndjekin seancën me kufje. Këshilltarët e LDnëMZ në shenjë proteste braktisën seancën dhe gjithashtu ftuan edhe grupin tjetër opozitar që tu bashkëngjiten.
Përpara se të kalohej në procedurën e votimit pati një përplasje debatesh në mes të këshilltarit të Iniciativës Qytetare Smajl Çunmulaj dhe pozitës konkretisht këshilltarit të Listës për Tuz Muhamet Gjokaj dhe Halil Dukoviq nga radhët e DPS-së.
Çunmulaj u shpreh se ai si qytetarë i brengosur e pyet vetën se në cilin drejtim shkon kjo shumicë e cila ishte edhe deri me tani por tash më e përforcuar edhe me një shqiptar konkretisht me Muhamed Gjokaj. Sipas Çunmulaj kjo shumicë po muros një mur që nuk do i takoi Malësisë duke i akuzuar se nuk kanë bërë zgjedhje adekuate ashtu siç i takon Malësisë.
Ai u drejtua duke u thënë se nuk do ju shërbej për nderë dhe theksoi se sikur do të ishte në vendin e tyre do të ndjehej i turpëruar në zgjedhjet kadrovike një konfesionale që po bëjnë. Ndërkaq sipas tij koalicioni Për Tuzin Evropian nuk është as demokratik as evropian. Çunmulaj u shpreh se ai ka vetëm një konfesion dhe se ai është konfesioni shqiptar. Kështu që një propozim i tillë për dy kryetarët nuk respekton strukturën e Malësisë.
Muhamed Gjokaj reagoi duke sqaruar se ai i është bashkangjitur koalicionit për Tuzin Evropian me qellim që të përshpejtojnë statusin e Komunës plotë dhe se tek ky koalicion ka has në mirëkuptim për këtë gjë. Ai akuzoi Çumulajn duke ju drejtuar se Muhamed Gjokaj, është baba the themeluesi me emër e mbiemër i partisë ku është ai konkretisht Iniciativës Qytetare dhe tha se mu me arritjen e Çunmulajt në IQ ai është larguar.
Kryetari i KU të Tuzit Abedin Axhoviq ka lindur më 17. Nëntor 1960 në Tuz. Shkollën e lartë, fakultetin e mjekësisë e ka mbaruar në Prishtinë, kurse studimet e specializimit i ka mbaruar në Beograd në vitin 2005. Në vitin 2009 po në Beograd ka mbaruar suspecializimin. Karrierën e tij e ka filluar në institucionin publik në Shtëpinë e Shëndetit në Tuzi ku me sistematizim të vitit 2004 është vendosur në punët e mjekut të zgjedhur te cilën ende e ushtron. Është anëtarë i DPS-së. Nga karriera e tij e pasur politike veçohet funksioni i anëtarit të Këshillit drejtues të PDS-së në Mal të Zi. Krahas gjuhës amtare shqipe dhe gjuhës zyrtare, flet edhe gjuhen franceze dhe atë ruse. Është i martuar dhe është babai i 3 fëmijëve.
Me zgjedhjen e kryetarit te Komunës Urbane te Tuzit Abedin Axhoviq perfundoi seanca konstituive.
Albert Camaj
