Festa e Alpeve Shqiptare – Festë mbarëkombëtare
Në prezencën e afër dy mijë pjesëmarrëseve çka nga vendlindja, çka nga diaspora, çka nga viset e tjera shqiptare duke filluar nga Malësia, Kosova, Shqipëria, me përfaqësues politik e diplomatik u mbajt tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”. Këtë manifestim gjithëpopullor-gjithëshqiptar e organizon Shoqata “Alpet Shqiptare”, i cili u bë manifestim tradicional dhe organizohet që 17 vite me radhë.
Vetëm një ditë më herët, po kjo Shoqatë, kishte organizuar me sukses Sesioni Shkencor : Komiteti – Mbrojtja kombëtare e Kosovës, ku u bë Shpalosje e dokumenteve origjinale nga arkivat … Dëshmi për masakrat e gjenocidin mbi popullin e Krahinës se Plavës e Gucisë , vrasjet e Prijësve te Plavës , Gucisë , Martinajve etj.
Kështu që pothuajse krejt java e fundit e muajit të korrikut dhe dita e parë e Gushtit kaluan në shenjen e organizimit dhe manifestime shqiptare.
Ishte kjo vërtetë një festë shqiptare, me mesazhe të qarta për nevojën e bashkëveprimit të shqiptarëve në rajon, për nevojën e bashkëjetesës së shqiptarëve në rajon, për nevojën e zhvillimit të infrastrukturës e cila do të afrojë edhe më tepër këtë mjedis shqiptar por kaq të lënë pas dore nën Mal të Zi.
Të pranishëm ishin prej figurave të njohura ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z. Tonin Beci, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës dhe nënkryetar i PDK-së z. Memli Krasniqi, Këshilltari i Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit Genc Prëlvukaj, Drejtori i qendrës për studime britanike e amerikane Ramiz Lushaj, Mr Shkodran Imeraj nga Instituti historik i Prishtinës, Kryetari LDnëMZ-Dega e Malësisë Nikollë Camaj , Dedë Camaj etj.
Në fjalët përshëndetëse z. Memli Krasniqi tha se ndihet i nderuar dhe i emocionuar që gjendet në këtë manifestim madhështor në këtë manifestim tradicional në fshatin Vuthaj, në Vuthaj të historisë kombëtare, në këtë trevë shqiptare të Plavë-Gucisë e cila për vite dekada e shekuj me radhë i dha aq shumë historisë sonë kombëtare i dha aq shumë kombit shqiptarë dhe nuk mund them se mori aq sa meritojë dhe aq sa i takoj. Krasniqi ndër të tjera tha se në emër të Qeverisë së Republikës Kosovës dhe në emër të Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi u sjelli përshëndetjet e tij sepse edhe ai ka pasur dhe vazhdon ta ketë respektin më të madh për kontributin që kanë dhënë vëllezërit tuaj, motrat tuaja, gjatë gjithë periudhës së historisë tonë më të re, veçanërisht gjatë luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja.
Edhe Ambasadori i Shqipërisë z. Tonin Beci tha se ndjenë gjithmonë kënaqësi kur vjen në Vuthaj mes këtyre bukurive përrallore. Por mbi të gjitha pranë këtyre njerëzve të mrekullueshëm që gjithë sa herë vjenë e gjënë vetën si në shtëpinë e vet. Ai tha se dua të u siguroj se çështja dhe të drejtave shqiptare në Mal të Zi kanë qenë dhe mbetën të vazhdueshme në mendjen e shtetit shqiptar.
Pas fjalëve përshëndetëse u organizua një program i pasur folklorik i gërshetuar me pika muzikore e humoristike si edhe me lojëra tradicionale dhe sportive. ku përpos grupit të vendit SH.K.A Maja e karafilit ishte edhe grupi nga Shqipëria Jehona e Kelmendit , këngëtari Jonuz Delaj si dhe këngëtarët nga Malësia Toni dhe Amanda Ujkaj.
Pas programit artistik u zhvilluan ndeshjet futbollistike, garat me kuaj dhe hedhja e gurit. Organizatorët e manifestimit për mysafirët nga lartë shtruan edhe një drekë solemne.
Në bazë të vlerësimit të pjesëmarrësve të shumtë ky ishte një ndër manifestimet më së miri të organizuar me pjesëmarrje të madhe dhe me interesim të madh për ata çfarë u zhvillua në skenë.
Albert Camaj
“Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2014” Arberore dhe Rlinda Gjonbalaj
https://www.youtube.com/watch?v=u7_MEAzqhSM
“Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2014” Ministri Kulturës Kosovës Memli Krasniqi
https://www.youtube.com/watch?v=arR5KRoUE3U
“Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2014” Ambasadori i Repubikës Shqipërisë Tonin Beci
https://www.youtube.com/watch?v=wvKTvv9WTCU
“Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2014” Nikollë Camaj
https://www.youtube.com/watch?v=Ygehnywrtas
“Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2014” Dedë Camaj
https://www.youtube.com/watch?v=AHxNT0_Hgwg
“Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2014”
https://www.youtube.com/watch?v=04ODUs6TU30
