Më 03 gusht 2014 nën organizimin SH.K.A “Besa”, ditën e festës së bjeshkatarëve, Shën Shtjefnit, u mbajt manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2014” në Koritë.
Programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga SH.K.A “Besa”.
Në konkurrencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 4 vajza malësore. Ato ishin: Adriana Dedivanaj, Monika Dushaj, Marina Berishaj, si dhe Vera Ujkaj.
Juria ishte e përbërë nga Kristina Lekoçaj, Martin Ulaj si dhe Rrok Palushaj.
Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjodhën Marina Berishaj dhe Monika Dushaj , kurse kurora e bukurisë i takoi Adriana Dedivanaj, të cilës kurorën ia dorëzoi Monika Vulaj , mbajtësja e kurorës e vitit të kaluar.
Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë, që i takoi Vera Ujkaj.
Këtë vit ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Adriana Dedivanaj.
Programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi Dj Buqi.
Albert Camaj
Miss Bjeshka 2014 Koritë
https://www.youtube.com/watch?v=0fqu952aYdw
Miss Bjeshka 2014 Koritë SH.K.A “Besa”
https://www.youtube.com/watch?v=or4ac1zMQ2Q
Miss Bjeshka 2014 Koritë
https://www.youtube.com/watch?v=dHcuYdGDSIk