Shoqata “Dedë Gjon Luli” pjesëmarrëse në Kukel të Bushatit dhe Kukaj të Prishtinës

IMG_7292Më 01 gusht 2014 në Kukel të Bushatit, Shkodër pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, grupe artistike nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, morën pjesë në festivalin tradicional “Ditet e Ndre Mjedes”, të organizuar në nderim të poetit të njohur, meshtarit Ndre Mjeda, me rastin e 77 vjetorit të vdekjes së tij.

Në aktivitetin e organizuar në fshatin Kukël, aty ku Mjeda shërbeu për shumë vite si famullitar i kësaj zone, moren pjese edhe zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, si dhe autoritete vendore të qarqeve veriore të Shqipërisë, si dhe të tjerë të ardhur nga matanë kufirit.

Dom Nik Ukgjini, pasuesi i Mjedes në famullinë e Kuklit, aktualisht edhe Drejtor i Qendres Muzeore Ndre Mjeda, tha se kjo qëndër bashkë me Qëndrën e Studimeve Albanologjike të Komunës Bushat, duke organizuar edicionet “Ditet e Mjedes”, prej katër vitesh me radhë shpalos vlera të larta kulturore kombëtare, për të cilat punoi për 30 vite në këtë qëndër vetë poeti Mjeda”.

Në këtë aktivitet pjesmarrëse ishte edhe Shoqata “Dedë Gjon Luli” e cila mori pjesë me disa kengë burimore nga Malesia.

Po ashtu Shoqata “Dedë Gjon Luli” edhe më 03 gusht 2014 ishte pjesëmarrëse në festivalin e organizuar në Kukaj të Prishtinës “ETNOFEST” i cili ka karakter mbarëkombëtar dhe zgjatë 5 ditë.

Në këtë festival u shpërblye Marash Dushaj si këngëtari ma i mirë në festival, me këngë maje krahit.

Shoqata “Dedë Gjon Luli” në këtë festival u paraqit me “Dasmën e Malësisë” dhe është prit shumë mirë për arsye se ky festival është karakteristik për ruajtjen dhe trashëgimin e riteve dhe zakoneve shqiptare.

Albert Camaj

 

10557274_807664129266728_4937712402752953874_n kkk (1) photo 3(1) photo 5

1959904_808642825835525_1935538303147988682_n 10550898_808641665835641_5001205158851638783_n IMG_7292 IMG_7293 IMG_7295 IMG_7299 IMG_7302 IMG_7310 IMG_7319 IMG_7325 IMG_7338 IMG_7344 IMG_7354 IMG_7405 IMG_7410