Më datën 03 gusht pë herë të parë u mbajt manifestimi “Miss Malsia 2014” në Razëm – Shkrelë / Malsi e Madhe – SHQIPËRI. Fituesja e “Miss Malsia 2014 – Elizabeta Pllumbi, do të përfaqësoj Malsin e Madhe në Miss Shqipëria. Elizabeta Pllumbi u bë konkurete zyrtare në Miss Universë i cili do të mbahet në Peru 2014.
REZULTATET E ” MISS MALSIA 2014″
1 ) vendi i pare : “MISS MALSIA 2014” Elizabeta Pllumbi
2) vendi i dyte: “MISS TURIZMI 2014” Delinda Colaj.
3) vendi i tret: “MISS ALPET 2014” Xhensila Vucaj. Çmimi i internetit,, EVA DUSHAJ.
Çmimi i Top Models nga Life style Albania. Aferdia Shaqiri & Marsela Marsi Lumaj
Poducent i MISS MALSIA ; Sokol Taticaj.
Është vetëm 15 vjeçe, ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por prindërit e saj emigrantë ia kanë ushqyer shumë dashurin për vendlindjen, Elizabeta Pllumbit, aq sa ftesës së organizatorëve për të qenë njëra ndër 15 vajzat e konkursit të bukurisë “Miss Malsia 2014”, iu përgjigj me kënaqësi. Me thjeshtësinë, mençurinë dhe intelektin e saj dhe padyshim edhe me vlerat e padiskutueshme që mbart në vetvete portreti i saj, aq simpatik, nuk kishin se si të mos i mbushnin mendjen jurisë që unanimisht ta votonte atë si më të mirën mes konkurenteve malsore nga Malsia e Shqipërisë duke e kurorëzuar “Miss Malsia 2014”. “Të dashur miq! Sot ishte një krenari shumë e madhe që isha pjesë e një spektakli aq madhështor në Malsin time të bukur, Razëm. Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithve për përkrahjen tuaj. Jam shumë krenare të prezantoj Malsinë e Madhe, Miss Malsia 2014! Ju dua të gjithëve, Faleminderit!”, shprehet tejet e entuziazmuar menjëherë pas spektaklit të organizuar në Pikën Turistike të Razmës, fituesja e çmimit të parë, numri 12-të, Elizabeta Pllumbi. Në një intervistë ekskluzive për ATSH-në, Elizabeta, thotë se fitorja e “Miss Malsisë”, është gjëja më e bukur në jetën e saj. “Dhe me sinqeritet jua them, që jam shumë krenare që jam malsore. Dhe sa do sukses të kem në jetë, unë kurrë nuk do të ndryshoj. Edhe pse isha shumë e emocionuar që nuk i kisha prindërit e mi të pranishëm, malssorët më bënë që të ndihem shumë mirë. Për këtë i falenderoj me gjithë zemer për mbështetjen që më dhanë”, shprehet Elizabeta Pllumbi. Më tej, duke vlerësuar vendin e origjines së familjes së saj, Elizabeta, thotë se edhe pse ka lindur në USA dhe është rritur atje, Malsia është vendi më i bukur në botë për të. “Kjo është falë prindërve të mi që më kanë sjellë çdo verë në pushime këtu dhe kujtimet më të bukura të jetes time i kam në Malsi.”, vijon ajo.
Jeta në Amerikë
Teksa dëshirojmë të dimë diçka më tepër për të dhe familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elizabeta e fillon me prindërit. ”Babai im quhet Gjergj Pllumbi prej Dedajve, mama quhet Diella Turmalaj nga Vrrithi. Ne jemi tre fëmijë Elsoni 17, unë 15 dhe vëllai i vogël Danjeli 3. Jetojmë në Bronx, NY prej 17 vjet. Baba punon në ndërtim, kurse mama ka mbaruar universitetin atje dhe punon mësuese Matematiket në shkollë publike 8 vjeçare.”, thotë Elizabeta. Të përkushtuar dhe të nderuar si një nga familjet shqiptare më të respektuara në komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, prindërit e Elizabetes, bënë gjithçka që fëmijët e tyre të merrnin edukimin e duhur përkrah bashkëmoshatërëve të tyre. Dhe për këtë Elizabeta dhe dy vëllezërit e saj i janë shumë mirënjohës prindërve për gjithçka që ata po bëjnë për to dhe se me punë e përkushtim maksimal do të përpiqen t’ia shpërblejnë atyre, në mënyrë që ato të ndihen krenarë për fëmijët e tyre. Më së shumti, për Elizabetën, mirënjohja e tyre për prindërit e tyre është se falë tyre, janë të edukuar me shpirt malsori, që për to është një gjë shumë e shtrenjtë e jetes së tyre.
Mesazhi i Elizabetës
E brumosur fort prej pasionit dhe dashurisë për vendin e origjinës së saj, që thuajse në çdo pjesë të bisedes, ajo e rikujton vazhdimisht me shumë krenari, në mbyllje të kësaj interviste, Elizabeta, ka edhe një mesazh. “Kam një mesazh për të gjithë Malsin time, popullin shqiptar. Rrënjët tona nuk duhet t’i harrojmë kurrë dhe të jemi krenar që jemi Shqiptar. Dhe të vazhdojmë t’ia shtojmë edhe më shumë vlerat këtij populli fisnik.”, shprehet e mbushur me emocione, vajza 15 vjeçare, Elizabeta Pllumbi, e lindur në Amerikë, por që me krenari pohon se është shqiptare, duke rifalenderuar edhe një herë prindërit e saj, Gjergj Pllumbi nga Dedaj dhe nënën e saj, Diella Turmalaj nga Vrrithi, të cilët e ushqyen më së miri me gjakun dhe traditat shqiptare.
Në këtë manifestim kishte të ftuar shumë artistë, dhe nji grup etno-folklorik – Ansambli Shqiponja nga Tuzi i Malsis së Madhe (pjesa nën Malin e Zi). Ansambli SHQIPONJA është edhe një vlerë e madhe kulturore. Me ketë Ansambel do të jemi pjesë edhe e manifestimeve shqiptare kudo në trojet etnike. Ky Ansambel është themeluar prej të rinjve të talentuar të Malësisë së Madhe me qendër në Tuz, që nga mosha 5-30 vjeçare, pa dallime përkatësie, gjinore, fisnore, fetare, ekonomike, shoqërore dhe krahinore. Ansambli SHQIPONJA u paraqitë me pjesën burimore dhe të stilizuar. Orkestra e Ansamblit interpretoj melodi te ndryshme. Në ketë orkestër ka më se 30 vegla të ndryshme muzikore, si burimore poashtu edhe klasike, shprehet udhëheqësi artistik i Ansamblit, Agron Pllumaj. Në ketë manifestim madhështor ishin të pranishëm rreth 4.000 veta.
Anton Pllumaj, Tuz – Malsi e Madhe